Foto ilustruese

'Atdheu na thërret!' Qeveria bën gati pr/ligji për rezervistët! Mobilizohen 2100 ushtarakë e civilë! Pranohen dhe ata me dy shtetësi

19 Shtator 2023, 11:44| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 21:22

  • Share

Qeveria vendos të rregullojë me ligj shërbimin rezervist. Do të jetë një strukturë e përbërë prej 2100 ushtarakësh rezervistë e cila do të organizohet dhe do të funksionojë si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Funksioni i kësaj strukture është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s dhe bëhet i domosdoshëm sidomos tani me konfliktin Rusi -Ukrainë

“Me gjithë përpjekjet për krijimin dhe funksionimin e strukturës organike të rezervës në Forcat e Armatosura, hartimit të konceptit të përdorimit apo akteve për këtë strukturë, krahas traditës së FA-së në të kaluarën, lind domosdoshmëria e funksionimit të saj nga anëtarësia në NATO, nga përvoja dhe kërkesat e vazhdueshme të Aleancës, për përqindjen e fillimit të aktivizimit të kësaj strukture, nga situata rajonale e sidomos nga konflikti aktual Rusi-Ukrainë” thuhet në relacionin që i bashkangjitet këtij pr/ligji.

Detyrim ndaj atdheut
Deri tani shërbimi ushtarak rezervë gjente rregullim të pjesshëm në disa nene me ligjin nr. 9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky ligj përcaktonte se shërbimi ushtarak në rezervë ishte i detyrueshëm por pas 17 vitesh, por me draftin e ri të dalë më 13 shtator 2023 në konsultim publik ky shërbim konsiderohet si veprimtari e veçantë, shoqërisht e domosdoshme për shtetin, që kryhet në bazë të dëshirës, vullnetit dhe detyrimit për t’i shërbyer atdheut dhe interesave të kombit

Rezervistë dhe civilë
Në nenin 2 të draftit parashikohet mobilizimi në shërbimin ushtarak jo vetëm ata që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv dhe pasi ndërpret karrierën ushtarake, si oficer, nënoficer dhe ushtar, por dhe civilë që nuk kanë shërbyer si ushtarak në FA por plotëson kushtet dhe kriteret të cilat do të miratohen nga ministria e Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në këtë rast duhet të plotësojë kriteret e pranimit në shërbimin ushtarak rezervist, titullohet dhe i jepet grada e parë ushtarake.

Shqiptari me dy shtetësi
Parashikohet që kryerja e shërbimit rezervist u lejohet dhe shtetasve shqiptarë me dy shtetësi.

“Shtetasit që kanë edhe një shtetësi tjetër, krahas asaj shqiptare, mund të kryejnë  shërbimin ushtarak rezervist sipas përcaktimeve të  marrëveshjeve dypalëshe mes vendeve përkatëse’ thuhet në nenin 11 të pr/ligjit

Rezervistë dhe 60 vjeç
Gjithashtu me draftin e ri rritet dhe mosha e shërbimit ushtarak reservist shkon duke shkuar deri në 60 vjeç për oficerë, ndërkohë me ligjin e vjetër 9047 të 2003 shërbimi ushtarak në rezervistë ishte i detyrueshëm deri në moshën 50 vjeçare.

Me draftin e ri propozohet  që shërbimi ushtarak rezervist kryhet nga shtetasit shqiptarë të moshës:

•             a) deri 50 vjeç për ushtarë;

•             b) deri 55 vjeç për nënoficerë;

•             c) deri 60 vjeç për oficerë.

Dhe në Misione të NATO-s po qe nevoja
 Rezervistët do të jenë në krah të FA dhe në misionet e NATO-s, apo në misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja për sigurinë rajonale dhe globale

“Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO-s, operacionet në përgjigje të krizave, operacionet e mbështetjes së paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, si dhe operacionet e emergjencave civile” citohet në nenin 3 të ligjit

 

Rekrutimi do të bëhet përmes konkursit
Rekrutimi bëhet përmes procedurës së konkurrimit dhe rezervisti nënshkruan kontratën përkatëse për shërbimin ushtarak në rezervë me kohëzgjatje jo më pak se 2 vjet me të drejtë rinovimi, por pa kaluar kriteret e qëndrimit në shërbimin ushtarak në rezervë.Ushtaraku i shërbimit rezervist nuk ka kufizime territoriale gjatë kryerjes së këtij shërbimi.

14 – 45 ditë shërbim ushtarak, por dhe më shumë
Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë.

Koha e shërbimit ushtarak rezervist mund të zgjatet vetëm në rastet kur vendosen masat e jashtëzakonshme si

b)      aktivizohet për të marrë pjesë në operacione në kuadrin e vendosjes së masave të jashtëzakonshme dhe për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje;

c)      aktivizohet për të marrë pjesë në operacione apo misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE-ja.

d)     aktivizohet për të marrë pjesë në operacione apo misione humanitare ndërkombëtare të drejtuara nga BE-ja.

ç) aktivizohet për të marrë pjesë në operacione në mbështetje të autoriteteve civile në emergjencat civile.

Kur rezervisti kandidon për deputet
Pr/ligji parashikon se nëse një rezervist kandidon ose zgjidhet në zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore atëherë shtyhet afati i thirrjes për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist. Gjithashtu shtyhet thirrja dhe në rastet kur rezervisti është i paaftë, familja është në vështirësi ekonomike apo vazhdon studimet e larta.

Kur rezervisti lirohet para kohe
Ndër rastet kur rezervisti lirohet para kohe është dhe nëse humbet shtetësinë shqiptare apo dënimet me burg ose i jepet masa shumë e rëndë disiplinore “shkarkim dhe lirim nga Forcat e Armatosura” sipas ligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura.

Të drejtat dhe detyrimet e ushtarakut rezervist, gjatë periudhës së aktivizimit të tij në shërbimin ushtarak rezervist, janë të njëjta me ato të ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura, me përjashtim të të drejtave dhe detyrimeve që ligji ua njeh vetëm ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura.

Rezervistit i ruhet vendi i punës
Shtetasi i cili aktivizohet për kryerjen e shërbimit ushtarak rezervist, ka të drejtën e ruajtjes së vendit të punës. Po kështu subjektet shtetërore dhe private janë të detyruara ta rikthejnë në vendin e mëparshëm të punës ose në një vend tjetër të barasvlershëm.
Në rastet e aktivizimit të ushtarakut në shërbimin ushtarak rezervist, subjektit privat i njihet e drejta e kompensimit në masën dhe sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për Relacionin për projektligjin për shërbimin ushtarak në rezervë)

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 20/09/2023 07:23

    O njeres e kuptoni per ç'fare flitet??? Ushtare rezerviste!! Nuk eshte ushtri e detyruar por mbi baze vullnetare!! Kriteret e moshes jane si ne gjithe boten pak a shume! Eshte thjesht, organizim dhe stervitje ushtarake per te kuptuar rregullat ushtarake per ata qe deshirojne! Shqiperia nuk e ka luksin te mos kete sherbim ushtarak te detyruar, sepse pasojat jane keto qe kemi tani!! Ukraina por edhe rajoni yne, na tregon qe duhet te kemi njeres qe ne rast nevoje te dine se ç'duhet te bejne, e sot kemi shume shume pak, per te mos thene iç fare!!

    Përgjigju
  • Valon: 19/09/2023 23:40

    Nese 'Atdheu na thërret!' shkohet me vrap edhe ne mes te nates, pa dalim moshe e jo me konkurs ku fo fitojne 2100 vete.

    Përgjigju
  • Denis: 19/09/2023 23:37

    Shakaja shqiptare e radhes, akoma skane blere cekica e lopata e kazma per raste fatkeqsish natyrore si rasti i termetit.

    Përgjigju
  • Tiku: 19/09/2023 15:10

    Ne rregull Atdheu na therret. Po te paret te jene. 1 Djali Saliut,2 Djali Rames. Dhe djemte e Ilir Metes qe i ka ne Angli. Ore te te gjithve. Pastaj ne me mbrapa… te vete une ne lufte,per djalin e Saliut e Gregun e cemendur te Rames,dhe rropshat djemte e Metes e Monikes.. S’ka sens. Asnje te mos vej pa vajtur keta qelbesirat e ketij vendi…

    Përgjigju
  • Dikush: 19/09/2023 15:04

    Ushtria eshte pervoje e mire formuese per te rinjte, njesoj si sporti. Meson disiplinen, vetekontrollin dhe punen ne grup. Do zoti nuk do duhen per lufte.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/09/2023 23:56

      Per te rinjte 50 vjecare e ke fjalen or teeeejjjjj

  • Leshi preshi: 19/09/2023 14:47

    Atdheu na theret cfare na ka dhene atdheu ? Na ka debuar nga atdheu ! Te shkojn te luftojn fisi i berishes dhe i metes dhe gjithe atyne politikaneve, atyre u ka dhene atdheu, neve te tjereve asgje vetem zhgenjim !

    Përgjigju
    • Shpellari king: 18/02/2024 15:10

      Ti ke bere gjene me te mire qe ke ikur. Nuk kemi nevoje per shpellare qurravece qe jane kategoria ZH e shoqerise. Llumi llum ngelet,si ne atdhe si ne mergim.

  • Futjakot: 19/09/2023 14:27

    Heret jeni kujtuar, sa te kaloje ligji ka mbaru lufta.

    Përgjigju
  • Vate dhe kjo punë: 19/09/2023 14:11

    Haaaa haaaa haaaa Ushtar 50 nën Oficer 55 oficer 60 haaaaa po ti ik ke 8500 nga këta Ç mut i do më Apo punsime për patronazhist haaaaa i shtyni ca deri te 2025

    Përgjigju
  • Pet.: 19/09/2023 14:00

    Shohim si do te "vrapojne" administrata Shteterore per me u rregjistru. Ngaqe jane te paret per perfitime, ndoshta do t`a shohin te arsyeshme edhe per "sakrifikim".

    Përgjigju
  • Ben: 19/09/2023 13:49

    Po pergatitin opinoinin per te çuar mish per top ne Ukraine.Shkoni dele shkoni

    Përgjigju
  • corleone: 19/09/2023 13:23

    po kush ka mbete ketu ilir meta sali berisha edi rama tomdoshi tjeret gjysma sakate

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 19/09/2023 12:24

    cfare nuk vollet kunder Enverit, nje e nga po i lepini. mos harroni grafikun e pastrimit te bunkereve e strehimeve neper lagje qe u bene ne kohen e te Madhit, Xhaxhit

    Përgjigju
    • Emigrante: 19/09/2023 14:50

      Mos u merzit se do shkoj Lexues qe shan Enverin edhe ushtrine e tij te luftoj. Ci do Lexues bunkeret e armet e Enverit .. Lexues do luftoj me gurje e duke ngrene pasta me "fruta di mare" ne ballkon me pamje deti..

    • Lexues: 19/09/2023 13:46

      Shoku/Xhaxhi Enver shkoi ne plumb gjysmen e oficereve madhore kurse ushtareve u jepte fasule per mengjes. Bunkiere ndertoi shume por apartamente me pak.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?