Atentati ndaj Dedë Pllanajt, autori zbrazi karikatorin e pistoletës mbi 60-vjeçarin e u largua në drejtim të Koplikut! Zbardhet dëshmia: Ishte me kaskë të zezë, nuk ia pashë dot fytyrën

1 Maj 2022, 10:22| Përditesimi: 1 Maj 2022, 11:46

  • Share

SHKODËR- Dedë Pllanaj, i cili mbeti i plagosur pas një atentati mbrëmjen e kaluar në Dobraç të Shkodrës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën.

Burime të Report Tv nga grupi hetimor thonë se në drejtim të 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa pesë plumba e qëlluan në këmbë, dorë, brinjë dhe legen. Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar. Agresori ka vepruar i vetëm dhe ka qenë në motoçikletë.

Është afruar, ka zbritur nga motomjeti dhe në një distancë rreth tre metra dhe ka qëlluar drejtë 60-vjeçarit Pllanaj. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të rrugës së Koplikut. Në atë drejtim rruge ka me dhjetëra rrugica që mund të ketë kthyer dhe mbetet i paqartë destinacioni final.

Hetuesit mendojnë se atentatori nuk është dorë profesioniste, por gjithsesi e lidhin me ngjarjet e së kaluarës dhe dyshimeve për konfliktet që Pllanajt kanë pasur që më herët. Vetë 60-vjeçari Dedë Pllanaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Pllanajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.

Në dëshminë e tij, 60-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori. 'Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen', u tha Dedë Pllanaj hetuesve.

Karburanti ku u qëllua Dedë Pllanaj dhe pallati aty ka qenë në pronësi të kushëririt të tij Bardhok Pllanajt, i ekzekutuar rreth një vit më parë në Shkodër. I plagosuri prej vitesh ishte i sëmurë dhe nuk njihej si njeri konfliktual. Ngjarja besohet të jetë mesazh për shkak të konflikteve të së kaluarës. Zona nuk ka shumë kamera sigurie, ndërsa po punohet për survijimin e tyre edhe në distanca më të largëta. 20 metra më tutje u ekzekutua në prill 2021 Bardhok Pllanaj.

Ora 10:26
U plagos në një atentat, zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit: M'u afrua dhe më qëlloi, nuk ja pashë fytyrën

1651350293_SHKODER.jpg

Report Tv zbardh dëshminë e 60-vjeçarit Dedë Pllanaj, të plagosur në Dobraç të Shkodrës në afërsi të karburantit ku punonte: “Po qëndroja ulur tek puna në karburant, si gjithmonë. Në një moment erdhi një motoçiketë, drejtuesi i saj ishte me kaskë të zezë. Zbriti dhe u afrua drejt meje dhe më qëlloi. Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen”, u tha Dedë Pllanaj hetuesve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?