TIRANË- Gentian Bejtja, një emër i njohur i botës së krimit, u ekzekutua me breshëri plumbash, pasditen e 15 marsit në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’, tha se nga hetimet për zbardhjen e atentatit nuk ka rezultate konkrete, ndërsa bëri me dije se janë shoqëruar mbi 25 persona, ‘të fortë’ të zonës së Fushë-Krujës. Sipas Demës, duhet të ishte punuar më shumë që të zbardheshin atentatet më parë ndaj Bejtjas.
‘Nuk ka rezultatet konkrete nga hetimet në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas. Nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë me pagesë. Të shoqëruar mbi 25 persona të fortët e zonës. Drejtues të policisë nuk kanë gjetur asnjë provë.
Kemi një ngjarje që është e paralajmëruar. Kemi pasur një atentat brenda oborrit të banesës së tij, kur vdiq kunati. Personi kërkohej nga policia, dhe nuk është gjetur për tu marrë në pyetje në lidhje me dyshimet e tij se kush janë atentatorët. E gjen krimi, i cili siç duket e ka ruajtur. Krimi një ditë pasi ishte kthyer e gjeti dhe e vrau. Kemi të bëjmë me një hetim që nuk kishte sukses.
Makina ndaj atentatit të Gentian Bejtjas ishte vjedhur në Shkodër, kemi të bëjmë me një Range Rover.’- tha Dema.
Nga ana tjetër sipas ekspertit Fatjon Softa, 3 qitës kanë goditur një 3 pika që të jenë të sigurt për eliminimin e tij. Sipas Softës, zona ku ndodhi atentati është bërë e padepërtueshme nga policia, ndërsa shtoi se atentatorët kanë pasur informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e Bejtjas.
‘Ky është një atentat i mirëoraganizuar. Kanë goditur në 3 pika që të jenë të sigurt se do ta eliminonin. Kallashnikovi është një nga armët më të frikshme thërrmon dhe tullën. Janë profesionistë. Tre qitës kanë qëlluar. Krimi ka marrë hov. Është një moment i rëndësishëm që bashkëpunimi polici-prokurori. Krimi në këto momente ka një shtrirje nga Vlora, Fushë-Krujë por edhe Shkodër. Të gjitha rezultojnë më të njëjtën skemë.
Ajo që duhet të hetohet është se duhet të kishte qenë që në atentatin e parë, që të parandalohej kjo vrasje. Ajo zonë është bërë si e padepërtueshme nga policia. Si ishin të sigurt se ai ishte aty. Kanë pasur një informacion të saktë lidhur me vendndodhjen dhe kohën kur ka ndodhur.’- tha Softa.
Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars sapo doli nga shtëpia e babait dh epo shkonte në vilën e tij në Larushk të Fushë Krujës. Autorët, që dyshohet se ishin 4, gjetën portën hapur dhe hynë brenda në oborr duke derdhur drejt tij 30 plumba.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, thotë se Ervis Martinaj mund të jetë gjallë, përderisa kohë nuk është gjendur një kufomë. Eksperti shton më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.
‘Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë. Nëse do të depërton policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë.’- tha Softa.
Ndërsa gazetari i Report Tv, Sokol Dema tha: Përderisa nuk ka një përgjigje konkrete nëse kemi të bëjmë me një individ të gjallë apo të vdekur, nuk përjashtohet edhe mundësia që të jetë vrarë, por edhe të këtë gjetur mënyrën për tu zhdukur. Përveç këtij nuk po arrihen të gjendet as miq të tij që janë lidhur me ngjarjet kriminale. Ditën e vrasjes së Gentian Bjetjas është kërkuar miku i tij Eljon Hato, i cili nuk u gjet. Kemi në kërkim personazhe të botës së krimit, por nuk gjenden nga ana e policisë. Eljon Hato është kërkuar nga Rena në Shkodër dhe nuk është gjetur.
Ervis Martinaj vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të 2022 dhe policia ende nuk ka dalë me një deklaratë mbi fatin e tij.
Eksperti Fatjon Softa, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ duke folur në lidhje me hetimet për atentatin ndaj Gentain Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij tha se ai mund të ketë qenë i strehuar edhe në banesë. Sipas tij mund të ketë ndërtuar një tunel në banesë.
‘Nuk dihet ku ka qenë, jashtë territorit shqiptare, brenda, apo ka qenë i strehuar në banesë. Mund të ketë qenë i strehuar në banesë. Kjo kërkon hetim. Një pjesë e këtyre njerëzve kanë bërë investime dhe mund të ketë hapur tunele, ka krijuar ambiente të cilat duhet të kontrollohen.’- tha Softa.