Një 55 vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në Berlin të Gjermanisë. Atentati është bërë nga një person ende i paidentifikuar i cili ka arritur të arratiset nga vendngjarja.
Mësohet se atentatori ka qëlluar me armë zjarri ndaj 55 vjeçarit i cili po udhëtonte me një makinë tip “Audi”. Sipas informacioneve nga mediat gjermane, shqiptari me inicialet B.Z ka një plumb në shpatull dhe gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.
Pas ngjarjes së ndodhur, 55 vjeçari u dërgua ngë spital. Bëhet me dije gjithashtu se në automjet nuk kishte pasur persona të tjerë.