Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

Atentat ndaj shqiptarit në Francë, 19-vjeçari qëllohet për vdekje me armë zjarri

21 Prill, 14:40| Përditesimi: 21 Prill, 14:51

  • Share

Francë-Një 19-vjeçar shqiptar në Francë ndërroi jetë pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30 në trotuarin e Avenue Charras, në Clermont-Ferrand.

Pas ekzekutimit, mediat franceze raportojnë se autori/ët ende të paidentifikuar u larguan me makinë.

Edhe pse zona ku u vra njihet si një pikë trafiku e drogës nuk dihet ende nëse i riu shqiptar ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa Prokuroria ka informuar se viktima nuk kishte precedentë kriminalë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së shqiptarit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?