Irak- Një sulm në rezidencën e udhëheqësit të Irakut Mustafa al-Kadhimi ka lënë 6 persona të plagosur. Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mirë llogaritur. Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën si rrjedhojë pati vetëm dëme materiale.
Al- Kadhimi ka ardhur në pushtet në maj të vitit të kaluar dhe më parë ka shërbyer si shef i inteligjencës së Irakut. Sidoqoftë, përpos një postimi zyrtar të kryeministrit në rrjetin social Twitter ku fton qytetarët të ruajnë qetësinë për hir të Irakut, nuk kishte një reagim apo një hetim të menjëhershëm të autoriteteve duke patur parasysh zonën e mbipopulluar ku u bë sulmi.
Sulmet vijnë fill pas disa protestave të njëpasnjëshme kundrejtë lëvizjes së kryeministrit, demostrata të cilat janë kryer pranë ‘Zonës së Gjelbër’. Protestuesit kanë qenë kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata akuzuan se kishte parregullsi në votime. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.
Postimi në Twitter i Kryeministrit:
“Unë kam qenë dhe jam ende një projekt shpengimi për Irakun dhe popullin e Irakut. Raketat e tradhtisë nuk do t'i dekurajojnë besimtarët dhe nuk do të lëkundet asnjë fije floku në qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e forcave tona heroike të sigurisë për të ruajtur sigurinë e popullit, për të arritur të drejtën dhe për të vendosur ligjin.
Jam mirë, lavdërimi i qoftë Zotit, në mesin e popullit tim dhe bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut.”, shkruan al- Kadhimi
SHBA dënoi sulmin, duke e quajtur atë një "akt terrorizmi ". “Jemi të lehtësuar kur mësuam se kryeministri ishte i padëmtuar. Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, kishte për qëllim zemrën e shtetit irakian, "tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price . "Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë që kanë për detyrë të mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm," shtoi ai.