Po festonin ditëlindjen/ Vëllai i grabitësit të njohur në Tiranë në kërkim, plagos me armë 30-vjeçarin tek '5 Maji' (EMRI - PAMJET)

11 Shtator 2020, 21:53| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 08:34

  • Share

TIRANË-  Një sherr me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në lagjen "5 Maji" në Tiranë. 

Mësohet se 30 vjeçari Rexhep Gjeli, ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar për në Spital. Sipas informacioneve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes 18 vjeçarin, Kevin Cungu, që njihet si vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu, i cili grabiti çiftin Laze në Allias të Tiranës. Ky i fundit mësohet të jetë autori i rreth 700 vjedhjeve dhe grabitjeve në Shqipëri. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 30 vjeçari ka pasur ditëlindjen dhe kishte dalë për të festuar.

Autori Kevin Cungu ka qenë së bashku me Rexhep Gjeli dhe ata kanë nisur që të debatojnë brenda në lokal. Dyshohet se kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe pas sherrit Cungu i ka kërkuar që të dalin për sqarim dhe pastaj e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë. Policia ka marrë në pyetje familjarë të Cungut si dhe ka bërë një kontroll në banesën e tij.

Autori i plagosjes Kevin Cungu

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 18 vjeçari ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe është identifikuar nga policia. Report Tv mëson se Cungu ka qenë i dënuar më parë me 2 vite burg për plagosje në Shqipëri. Gjithashtu, sipas burimeve ka qenë i ndaluar dhe në Belgjikë sërish për plagosje.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar ngjarjen.

Ora 23:29
Zbardhen detajet/ 30 vjeçari po festonte ditëlindjen, konsumuan alkool dhe drogë me Kevin Cungun në lokal

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e plagosjes në lagjen "5 Maji" në Tiranë.

Sipas informacioneve për Report Tv, viktima Rexhep Xhekaj Gjeli kishte ditëlindjen e tij të 30-të.

Ai kishte vendosur që ta festonte në lokal me miqtë e tij dhe një ndër to ishte edhe Kevin Cungu.

Sipas dyshimeve, ata kanë konsumuar edhe alkool dhe lëndë narkotike dhe më pas është krijuar një konflikt i çastit.

Ata kanë dalë për t'u sqaruar dhe më pas Cungu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, me kalimtarë të shumtë.

Ora 22:38
Kush është vëllai i autorit të plagosjes në Tiranë, me një rekord grabitjesh në Shqipëri

1599856886_1581494716cungu22.jpg

Markelian Cungu

Vëllai i 18 vjeçarit, Kevin Cungu që plagosi një person në Tiranë, është grabitësi i njohur Markeljan Cungu.

Ky i fundit, vetëm 23 vjeç ka një rekord vjedhjesh e grabitjesh në Shqipëri.

Kur kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu, kreu grabitjen e radhës në familjen Laze në Allias të tiranës, ku u dhunuan dhe torturuan dy të zotët e shtëpisë.

Në kartotekën kriminale të policisë, Markeljan Cungu ka të regjistruara më shumë se 700 vjedhje, është ideatori dhe organizatori i grabitjes së çiftit Afërdita dhe Petrit Laze në Allias të Tiranës.

Ai njihet prej vitesh si hajdut serial dhe siç duket edhe vëllai tjetër i tij, Kevin Cungu ka ndjekur rrugën e tij të krimit, duke plagosur sot me armë zjarri një 30 vjeçar në lagjen "5 Maji" në Tiranë.

1599857445_ciftilaze.jpg

Çifti Laze i grabitur dhe plagosur nga Markelian Cungu
Ora 22:32
Plagosi 30-vjeçarin pas sherrit, kush është Kevin Cungu, vëllai i grabitësit që tmerroi çiftin Laze

1599856515_kevincungu.jpg

Autori i plagosjes në Tiranë, Kevin Cungu, në faqen e tij në Facebook ka postuar foto me pistoletë në dorë dhe me një armë tjetër të mbështetur në mur. Gjithashtu 18 vjeçari, vëllai i Markeljan Cungut ka postuar një foto ku është i maskuar si ‘ANONYMOUS’ dhe me një armë në dorë. Ai gjithashtu përdorte emrin ne facebook të mafiozit të njohur italian Salvatore Toto Riina.

1599856845_TOTOCUNGU.jpg

Ora 22:23
Policia postblloqe për arrestimin e Kevin Cungut në vendngjarje dhe Zvdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike (FOTO)

1599855888_ziu.jpg

Policia ka ngritur disa postblloqe në rreth zonës ku ndodhi plagosja, në vendngjarje edhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu.
 

Ora 22:13
Identifikohet autori i plagosjes në Tiranë, 18 vjeçari është vëllai i grabitësit të njohur

1599855478_cungu2.jpg

Autori i plagosjes Kevin Cungu dhe grabitësi Markelian Cungu

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se 18 vjeçari Kevin Cungu ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë 30 vjeçarin Rexhep Xhekaj Gjeli, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Kevin Cungu është vëllai i grabitësit të njohur Markelian Cungu, i cili pak muaj më parë grabiti çiftin Laze në Allias. Ai kishte nisur grabitjet që në moshë të vogël.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • une: 12/09/2020 11:18

    hajt se nuk e kane te gjate keta muter.paska namin si hajdut serial e per plagosje.heret a vone do i vije dita qe te haje ndonje doze plumbi ....dhe i vellai 18 vjec e ka filluar plagosjet.mjer prinderit per keta

    Përgjigju
  • Dani: 11/09/2020 22:33

    Sp*rm e prishur kto jan per shfarrosje jo.meni len gjall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?