Tiranë, 46 vjeçari i shpëton atentatit me armë! 2 persona e qëlluan nga motori! I plagosuri dërgohet në spital (EMRI)

2 Nëntor 2023, 19:55| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 20:46

  • Share

TIRANË-  Një 46 vjeçar i shpëtoi një atentati në Bathore pasi dy persona të cilët lëviznin me një motomjet, qëlluan drejt tij me armë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, (2 Nentor 2023)  rreth orës 19:15  në afërsi të kryqëzimit të Bathores informoi policia.

Mësohet se 46 vjeçari, i identifikuar si Agim Hida është plagosur në këmbë dhe është transportuar drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

"Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" informoi policia.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli për kapjen e personave të dyshuar që qëlluan me armë ndaj 46 vjeçarit. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rimi: 03/11/2023 06:51

    Lum kush iken nga ky ven pa zot ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?