Aleksander Deda

Qëllohet në drejtim të 43-vjeçarit në Lezhë, biznesmeni u shpëton plumbave! Në vitin 2020 mbeti i plagosur nga një atentat! Mister autorët

8 Mars 2022, 07:31| Përditesimi: 8 Mars 2022, 10:57

  • Share

LEZHË- Një biznesmen në Lezhë ra pre e një atentati me armë zjarri për herë të dytë brenda dy vitesh, por fatmirësisht nuk mori lëndime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 e 15 minuta të së hënës në një lokal në dalje të qytetit të Lezhës, ndërsa shënjestër e sulmit ishte 43-vjeçari Aleksandër Deda.Sipas policisë ka qenë vetë biznesmeni i cili ka denoncuar atë çfarë i ka ndodhur dhe shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës blutë nuk kanë konstatuar gëzhoja, por sipas të dhënave në drejtim të biznesmenit Deda është qëlluar disa herë më pistoletë nga një person që ndodhej në një makinë në lëvizje.

Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e preku 43-vjeçarin, ndërsa autoret arritën të largohen dhe ende nuk janë identifikuar nga policia. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë të cilat po analizohen me qëllim identifikimin e autorëve.

Kjo është hera e dytë që biznesmeni Aleksandër Deda bie pre e sulmit me armë e zjarrit. Në vitin 2020 ai mbeti i plagosur në shpatull, ndërsa u qëllua teksa lëvizte me makinën e tij në superstradën Lezhë-Laç. Ndonëse i plagosur ai arriti të largohet, duke shkuar vetë në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore. Autoret u larguan me shpejtësi dhe automjeti i tyre u gjet i djegur në fshatin Pllanë të Lezhës. Aleksandër Deda i njohur ndrydhe dhe me nofkën "Leksi i Druve", nuk njihet si personazh problematik dhe me precedent penal në Shqipëri. Deda ka një ndër lokalet më të frekuentuara në hyrje të Lezhës, pranë mbikalimit. Pavarësisht hetimeve policia nuk ka arritur të zbardhe ende atentatet e përsëritura ndaj tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mond: 09/03/2022 02:22

    Qa je duke pritur more njeri ata e kan nda mendjen me te hek nga kjo bot kushdo qe esht , po merr masa ,i thon njaj shprehje te vjeter ma mire te qaje nena e atij se e imja .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?