Një shqiptar në Greqi është plagosur rëndë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Neapoli të Selanikut.
Sipas mediave greke, viktima mësohet se ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar. Ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit “Ipokrateio” ndërsa në kërkim është shpallur autori.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit apo rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Komento
Komente
