Konflikti për votat është bërë shkak për ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Kurbin, ku u qëllua me armë makina e ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera dhe pyetjes së personave që kishin dijeni rreth ngjarjes.
Sipas burimeve vëllai i ish-deputetit është përplasur fizikisht me babain e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili ishte vezhgues i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë. Gjithçka ndodhi pas kontestimit të dy votave në një kuti votimi, ndërsa për normalizimin e situatës, ditën e hënë u desh ndërhyrja e policisë.
Këta të fundit kryen të gjitha veprimet në lidhje me rastin dhe materialet hetimore u referuan në prokurori me një person të proceduar penalisht, i cili rezulton të jetë vëllai i ish-deputetit socialist, ndërsa rezulton se ky i fundit nuk ka qenë në ambientet e KZAZ në momentin e konfliktit verbal. Por kjo situatë duket se nuk është pritur mirë nga djali i vëzhguesit të opozitës Fatbardh Ismaili.
Dy ditë më vonë 29-vjeçari ka tentuar të marrë hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Mamaurras. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për atë çfarë i kishte ndodhur.
Blutë u vunë menjëherë në lëvizje, por pa arritur të lokalizojnë dhe prangosin e autorin e kësaj ngjarje i cili u largua me një automjet tip Benz. Për kapjen e tij që prej ditës se mërkure janë angazhuar dhjetëra forca policore, por pa mundur ende që ta lokalizojnë. 29-vjeçari Fatbardh Ismaili do të përballet me akuzat Kanosja me armë dhe mbajtja pa lejeve e armeve të zjarrit.
Për ngjarjen ka folur edhe Islam Ismaili, babai i autorit të dyshuar të atentatit. Ai tha se nuk kishte dijeni nëse ishte djali i tij ai që e ka kryer atentatin ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e këtij të fundit. Vëzhguesi i BF, pretendoi se është dhunuar në KZAZ nga Arben Prenga, vëllai i ish deputetit, Armando Prenga.
Detaje të reja jane zbardhur në lidhje me atentatin me armë ndaj ish deputetit të PS Armando Prenga, pasditen e së mërkurës në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Në lidhje me rastin është marrë në pyetje Islam Ismaili, babai i autorit të dyshuar Fatbardh Ismaili.
Në deklarimet e tij në polici, Islam Ismaili ka deklaruar se është dhunuar nga vëllai i ish deputetit socialist, Armando Prenga gjatë numerimit të votave në KZAZ -në 15 në Kurbin, por nuk ka dijeni se nëse djali i tij ëhstë autor i atentatit duke shtuar se nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, i cili pranoi konfliktin me babain e autorit të krimit, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga u qëllua me armë.
Familjes Ismajli,,i uroj qè ajo qè ata kanè luftuar pèr ta rrènuar deri mè sot,,,,SHTETI SHQIPTAR,,,,,,,tè funksionojè siç duhet, ndryshe, bèjini varrimet gati sepse askush nuk u shpèton dot. Ai, qè pèrfaqèsoni ju politikisht, èshtè ndjellèsi i gjithè kètyre ngjarjeve sot. Kur tè hapesh prapanicash dhe mendon se je i fortè,,,mendo pèr njè moment tè lutem,,,se dikush èshtè ca mè i fortè se ti. Jo se ju meritoni mbrojtjen e shtetit,,sepse kur ju sheh dhe dègjon njeriu se çfarè "xhevahiresh" nxirrni nga goja,,mendon me vete,,,,do e gjesh hundleshin, mos ki merak. Ju, e kini gjetur. Nèse kini dyshim nè kètè,,,pyesni atè deputetin Strazimiri,,ai me kobure nè brez qè mendonte kèshtu e ashtu,,,se si shijon rrypi i pantallonave nè qafè, pas fshikullimave nè sallèn e kuvendit? Çfarè mbillni,,do korrni.!!!
PërgjigjuNuk eshte mire keshtu o Gjergj. Me rryp dhe me plumba te gjithe dalim te humbur.