Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit në Shkodër, policia rindërton sërish skemën e krimit

30 Shtator 2022, 14:42| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 15:02

  • Share

SHKODËR- Policia e Shkodrës rikthehet sërish në vendin e ngjarjes ku u tentua eliminimi fizik i Alban Bruçit, në datën 25 gusht 2021. Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës kanë inskenuar të plotë dinamikën, ndërsa është sjell edhe makina e bërë shosh nga plumbat.

Albano Bruçi u qëllua mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ishte duke lëvizur me një makinë tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur u qëllua me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat. Burime pranë vendit të ngjarjes bënë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Bruçi në Policinë e Shkodrës tha se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2016 është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë një vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje u shpallën në kërkim Tonato Fusha dhe Bajram Çekorja. I ati i këtij të fundit, Ismet Çekorja, u ekzekutua në derën e banesës në fillim të shtatorit, pas daljes në media në mbrojtje të të birit, se ai nuk kishte lidhje me ngjarjen. Ndërkohë Bajram Çekorja është shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, që u ekzekutua mbrëmjen e 18 shtatorit.

6 vrasje të bujshme tronditën Shkodrën në 9 muaj! Asnjë autor në pranga
Në 9 muajt e parë të 2022-shit në Shkodër janë ekzekutuar 6 persona. Të gjitha vrasje të pazbardhura nga Policia e Shkodrës, ndaj dhe saga e hakmarrjeve vazhdon...

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?