Atentati i dështuar ndaj Otit të Elbasanit, GJKKO liron nga burgu kunatin dhe mikun e Erjon Alibejt

7 Gusht 2023, 14:03| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 17:34

  • Share

Me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, të dy të arrestuar në shkurt të këtij viti mbi dyshimet se do të vrisnin Elton Kilën, njohur si Oti i Elbasanit. Të dy janë njohje e afërt e Erjon Alibejt, i arrestuar prej kohësh nga policia dhe SPAK. Spahiu dhe Preçi u arrestuan fillimisht me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, e cila i akuzonte për sigurim të kushteve për vrasje, armëmbjatje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me rastin e gjetjes së një makine BMËX6 në afërsi të lagjes “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.

Brenda saj u gjetën armë kallashnikovë dhe bidonë me benzinë, ndërsa çelësat u gjetën në një kazan plehrash pas njoftimit të një roje, bashkë më dokumente të falsifikuara greke me fytyrën e Arben Spahiut, dorezë dhe një pistoletë. Automjeti në fjalë u vodh në Shkodër disa ditë para konstatimit në Elbasan. Në atë kohë hetuesit dyshonin se porosia për vrasjen e Otit të Elbasanit, i cili i shpëtoi për herë të katërt eliminimit, kishte ardhur nga Erion Alibej nga qelitë e burgut, ku qëndron i arrestuar mbi dyshimet se ka porositur vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020. Dy të arrestuarit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, që në momentet e para të arrestimit mohuan se kishin marrë urdhër për atentatin dhe se nuk kishin asnjë dijeni në lidhje me armët. Por, hetuesit gjetën gjurmë AND-je në një bisht cigareje në makinë me përputhshmëri të plotë me Arsen Preçin.

Në vijim të hetimeve, mbetet e paqartë si të dy mundën të bindin SPAK për lehtësim të masës, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë vërtetuar se ndaj Spahiut dhe Preçit të jetë ngritur kurth nga rivalë të tjerë në Elbasan. Ngjarja në 18 shkurt 2023 u parandalua përmes operacionit “Inteligjenca” pasi ngritën pika të shumta kontrolli në ambiente ku dyshohej se fshiheshin sende ose mjete që do të përdoreshin për ekzekutim. Mjaftuan pak sekonda për të vjedhur automjetin në Shkodër.

Report Tv, në atë kohë, siguroi pamjet nga një kamera sigurie e cila regjistroi të gjithë skenën ku një i ri vjen me një automjet me ngjyrë të bardhë të cilin e ndalon paralel me makinën “BMW X6” dhe vjen qetësisht, futet brenda nga krahu i pasagjerit. Autorët dyshohet të kenë përdorur një sinjal universal për të hapur makinën e cila ndizet vetëm me buton, pa çelës. Në pamje dallohet brenda makinës teksa kalon nga vendi i pasagjerit tek vendi i shoferit dhe më pas niset pa bërë zhurmë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?