Arsen Preçi

Atentati i dështuar ndaj Otit të Elbasanit, Gjykata vendos burg pa afat për mikun e Erjon Alibej! Çfarë rezultoi nga përgjigja e ADN-së

20 Prill 2023, 21:30| Përditesimi: 20 Prill 2023, 21:39

  • Share

Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg me një muaj në burg pa afat për Arsen Preçin, mikun e Erjon Alibej i cili do kryente atentatin ndaj Otit të Elbasanit pak kohë më parë.

E gjithë ngjarja arriti të zbardhej me anë të ADN-së të një bishti cigareje të gjetur brenda makinës me tre kallashnikov që u gjet pas dështimit të atentatit ndaj Elton Kilës (Oti i Elbasanit).

Nga përgjigja, Arsen Preçi ka përputhshmëri të plotë me ADN-në e gjetur nga bishti i cigares së rënë në makinën e përdorur për këtë atentat. Kjo ka bërë që Gjykata e Elbasanit të ndryshoje masën e sigurisë ndaj Preçit, nga “arrest me burg për 1 muaj”, në “arrest me burg”.

Policia e Elbasanit arrestoi Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, si të dyshuar se do të kryenin atentatin. Një çantë e gjetur në një kosh mbeturinash fundosi Spahiun, pasi brenda saj u gjetën dokumente të falsifikuara greke me fytyrën e tij, dorez, si dhe çelësi i makinës “BMW X6” të vjedhur në Shkodër. Dyshimet e hetuesve janë se porosia për vrasjen e Otit të Elbasanit, që i shpëton për herë të katërt eliminimit, ka ardhur nga Erion Alibej nga burgu, ku qëndron i arrestuar mbi dyshimet se ka porositur vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020.

Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër për atentatin që dështoi ndaj Elton Kilës të njohur si 'Oti i Elbasanit'. Spahiu, sipas burimeve të Report Tv ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.

Si u zbulua makina BMW X6 gati për atentat
Forcat blu arritën të parandalonin një atentat mafioz përmes operacionit “Inteligjenca” pasi ngritën pika të shumta kontrolli në ambiente ku dyshohej se fshiheshin sende ose mjete që do të përdoreshin për ekzekutim. Pas kontrollit në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Personat e dyshuar, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi për shkak të presionit policor në terren, pranë shtëpisë së Erjon Alibejt (i arrestuar) fshehën automjetin me të cilin qarkullonin, armët e zjarrit, bidonat me benzinë dhe mjete të tjera me të cilat do të kryenin krimin. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?