Bota

Atentati i dytë ndaj Trump/ Ryan Routh shpallet fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm

23 Shtator, 22:36| Përditesimi: 23 Shtator, 22:37

  • Share

Një juri në Fort Pierce, Florida, shpalli fajtor Ryan Routh, 59 vjeç, për tentativë vrasjeje të presidentit amerikan Donald Trump, ngjarje që ndodhi në shtator 2024 në fushën e golfit të Trump në West Palm Beach.

Routh akuzohej për pesë akuza penale, përfshirë tentativën për vrasje të një kandidati për president, armëmbajtje pa leje në kryerje të një akti dhune dhe sulm ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret.

Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2024, kur Routh u kap me pushkë në shkurre, ndërsa Trump dhe grupi i tij po i afroheshin vendit të ngjarjes. Pas një periudhe të shkurtër diskutimesh, juria e shpalli fajtor për të gjitha akuzat. Ai tani përballet me dënimin me burgim të përjetshëm.

Prokurorët deklaruan se Routh kishte blerë një armë të klasit ushtarak, kishte ndjekur lëvizjet e Trump dhe kishte përdorur mbi 12 telefona të përkohshëm në përpjekje për të realizuar atentatin.

Ngjarja ndodhi vetëm nëntë javë pas një tjetër tentative për vrasje ndaj Trump gjatë një mitingu në Butler, Pennsylvania, ku Trump mbeti i lënduar lehtë pas një goditjeje me plumb në vesh.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?