Atentati i parandaluar në Lezhë ndaj Preng Palucës, gjendet banesa e njërit prej autorëve! Brenda, një pistoletë dhe disa mjete identifikimi

13 Dhjetor 2021, 08:54| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 12:36

  • Share

Apartamenti ku dyshohet se ka jetuar Edmir Vlashi, një prej personave që mori pjesë në atentatin dështuar ndaj Preng Palucës, është zbuluar nga policia në Lezhë.

Gjatë kontrollit në apartament u gjetën një pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Nuk dihet se sa do të ndihmojnë provat e gjetura në shtëpinë e Vlashit për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Kujtojmë e Vlashi dhe Hektor Nika janë shpallur në kërkim, ndërsa ishin personat të cilët do të kryenin ekzekutimin e Palucës. Dyshimet janë se ata janë larguar nga Shqipëria.

Ndërkohë në pranga kanë rënë Nikoll Marku, Marie Marku, burrë e grua dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja pasi në lokalin në pronësi të çiftit Marku ishte fshehur baza e armatimeve që do të përdoreshin për kryerjen e vrasjes dhe të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Përgjimet dhe ndjekja me metoda speciale, zbuluan grupin që po përgatitin eliminimin fizik të vëllezërve Preng dhe Ndoc Paluca në Tiranë.

Dyshimet janë se eliminimi fizik i vëllezërve Paluca është porositur dhe financuar nga një person i tretë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por informacionet janë tepër të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?