Përgjimet dhe ndjekja me metoda speciale, zbuluan grupin që po përgatitin eleminimin fizik të vëllezërve Preng dhe Ndoc Paluca në Tiranë. Sipas burimeve Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët u shpallen në kërkim nga policia një ditë më parë janë mbajtur në vëzhgim prej disa kohësh dhe kjo çoj dhe në zbulimin e vendit ku ishte fshehur baza e armatimit për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Ata kishin shfrytëzuar ambientet e këtij lokali dhe banese në lagjen "Varosh" të qytetit të Lezhës në pronësi të shtetasit Nikoll Marku, pasi ky i fundit ishte vjehrri i njërit prej përsonave që dyshohej se po planifikonin atentatin.
Menjëherë pas sinjalizimit për bazen ku dyshohej se ishte fshehur armatimi, policia ka ushtruar kontrollin, duke gjetur sasi të madhe eurosh, armë të ndryshme lëndë shpërthyese e sende të tjera që do përdoreshin për të kryer vrasjen.
Dyshimet janë se eliminimi fizik i vëllezërve Paluca është porositur dhe financuar ngë një përson i tretë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por informacionet janë tepër tepër të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.
Dy personat e shpallur në kërkim si të dyshuar për përgatjen e atentatit me armë zjarri ndaj vëllezerve Paluca në Kamëz janë larguar nga Shqiperia. Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi janë larguar në drejtim të Spanjës, disa ditë para se policia te kryente operacionin ku u ndaluan 3 persona dhe u sekuestruan sasia e eurove e sendeve të tjera që mendohet se do kryhej atentati. Ndaj tyre pritet të lëshohet udhër arresti ndërkombëtar.
Ndërkohë çifti i bashkëshorteve Nikoll dhe Marie Marku si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja të arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia pritet të dalin të premten para Gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tyre, ndërsa nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës vijon puna për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminel.
Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga Policia e Lezhës, ku u arrestuan 3 shtetas dhe 2 të tjerë u shpallen në kërkim, teksa po përgatiteshin për të kryer një vrasje.
Video e arrestimit
Preng Paluca, objektiv i atentatit me bashkëshorten e tij
Dy personat e shpallur në kërkim si të dyshuar për përgatjen e atentatit me armë zjarri ndaj vëllezerve Paluca në Kamëz janë larguar nga Shqiperia. Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi janë larguar në drejtim të Spanjes, disa ditë para se policia te kryente operacionin ku u ndaluan 3 persona dhe u sekuestruan sasia e eurove e sendeve të tjera që mendohet se do kryhej atentati. Ndaj tyre pritet të lëshohet udhër arresti ndërkombëtar.
Dje drejtori i policise ne Lezhe na u mburr sepse parandaloi nje vrasje po sot qe ndodhi vrasja ne Lac ku ishte policia?
PërgjigjuCa vezgimi jon mbajt keta . Keto jon mbajt në lirim.. Si su kapet keto pra. Pote ishin në vezgim do ishin te arrestuar sot.. Ose jaka bo nanjoni telefanate ???? ose naj polic????…po te kontrolli do I gjeti.
Përgjigju