Atentati i Preng Gjinit në Tiranë, Lleshaj: Sulm dhe goditje e shëmtuar! Nuk dorëhiqem, por vazhdoj përpara

16 Shtator 2020, 10:04| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 11:04

  • Share

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë ku Preng Gjinit iu bë atentat më eksploziv në makinë dhe u dëmtuan edhe dy kalimtarë.

Lleshaj tha se ky krim është një sulm i pabesë ndaj shqetësimit dhe sigurisë publike, që provon se krimi mbetet kërcënim.

Ministri i brendshëm ka thënë se ngjarja ishte një goditje e shëmtuar dhe u ka bërë thirrje strukturave të policisë dhe prokurorisë që të punojnë për të zbardhur ngjarjen.

"Nuk mund të rri pa përmendur një ngjarje të rëndë që u ballafaquam dje në Tiranë, një sulm, një goditje e shëmtuar, e pabesë ndaj shqetësimit dhe sigurisë publike, e cila vetëm sa na provon që krimi mbetet kërcënim, mbetet sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi fort me vendosmëri, me inteligjencë dhe në mënyrë të pandërprerë. I kam kërkuar drejtuesit të Policisë së Shtetit që të angazhohen të gjitha burimet për ta zbardhur sa më parë këtë krim, për ta goditur atë rëndë në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera ligj zbatuese dhe me prokurorinë, të cilës po ashtu i bëj thirrje për të adresuar të gjitha burimet e disponueshme në mënyrë që ky krim, i cili prishi qetësinë e kryeqyteti dje të zbulohet edhe si një mesazh ndaj kujtdo që guxon të ndërmarrë vepra të tilla, aq më tepër në mes të rrugës, duke sfiduar apo kërcënuar rëndë jetën e qytetarëve tanë dhe dua t'i garantoj ata që të gjitha strukturat ligj zbatuese në vend do të jenë shumë të angazhuara për të goditur me forcë çdo tentativë për prishjen e sigurisë dhe rendit në vend", deklaroi Lleshaj.

Më pas i pyetur nga gazetarët për ndryshimet në qeveri, Lleshaj ka thënë se nuk do të dorëhiqet, por do të vazhdojë misionin e tij si Ministër i Brendshëm.

Deklaratat e tij Lleshaj i bëri gjatë kohës që ishte në Elbasan për të prezantuar Forcën e re të Posaçme "Shqiponjat" në këtë qytet.

Ora 10:21
Ndryshimet në qeveri, Lleshaj jep përgjigjen e prerë: Unë nuk dorëhiqem, kam një mision për të kryer (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar nga Elbasani se do të vijojë të qëndrojë në detyrën e tij.

Lleshaj tha se nuk do ta japë dorëheqjen dhe se do të vazhdojë përpara pasi ka një mision për të kryer.

"Asnjë deklaratë e kundërt nuk ka qenë, as në Shkodër as në Vlorë, thjesht kam dhënë përgjigje logjike për pyetje të tilla. Nuk kam dhënë dorëheqjen, tani jam në detyrë. Unë nuk dorëhiqem, unë ec përpara sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi zyrtare", thotë Lleshaj.

Komento

Komente

  • Artizanja: 16/09/2020 18:51

    Miri dhe skipja ,dukeni qe keni bagazh idjotash. Ministri aktual i arsimuar ne shkollat me prestigjioze te akademis me cilesore te perendimit u dashka te jape doreheqjen nga ju ose ndonje tjeter qe ju minjte te beni si te doni. Çudia me e madhe eshte qe japin opinione negative njerez qe ose jane kontigjent i krimit ose se kane haberin si lufohet krimi ,sigurisht jane produkte te politikes opozitare.

    Përgjigju
  • asl: 16/09/2020 18:41

    Çfare faji ka Sandri ketu,deri tani eshte i vetmi minister qe ka menaxhuar situata shume te veshtira (demostratat e pd,lsi me dhune dhe zjarre),kapjen e shume trafikanteve.Eszhte ministri me perfekt,qe eshte kercenuar dhe me jeten.

    Përgjigju
  • skipja: 16/09/2020 17:43

    Doreheqjen direkt, ska justifikim fare. Bombe ne mes te tiranes dhe policia mbledh viktimat.

    Përgjigju
  • Miri: 16/09/2020 16:07

    Po cmision ke ti mo mavri me boje po pirdhu te akademia skenderbeg e jep leksione se nuk ke lidhje fare po fare me rendin ti.

    Përgjigju
    • shabani: 16/09/2020 17:24

      vereni ket mirin minister me mir se i nuhat qe larg ky gjithollogu vrasjet ja ka mesuar sali mortja....sa rehat ne kohen e saliut...as cak as bam nuk kishte...e ngatrova me kohen e xhaxhit...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?