Deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe "atentatori" Durim Bami

Kronikë

Atentati i supozuar, Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Tom Doshin e Mark Frrokun

20 Qershor 2018, 12:36| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 12:48

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me nga 8 muaj burg për deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku, dhe 1 vit për të arrestuarin Durim Bami.  Prokuroria i akuzon këta shtetas për “kallëzim të rremë”. Prokuroria ka pranuar në seancën e sotme ku është dhënë pretenca gjykimin e shkurtuar.

Deputeti Tom Doshi akuzoi Presidentin Ilir Meta, asokohe kryetar Kuvendi në vitin 2015 se i kishte organizuar një atentat. Durim Bami, njeriu që do kryente atentatin, ndodhet në burg. Mësohet se tre të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. Seanca për mbrojtjen e Tom Doshit dhe Durim Bamit pritet të zhvillohet në datën 4 korrik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?