Atentati i trefishtë në Memaliaj, Softa në Studio Live: Zanafilla që në 2022! Gazetari: Autorët kanë lëvizur drejt Greqisë

22 Korrik, 19:33| Përditesimi: 23 Korrik, 09:44

  • Share

Vrasja e trefishtë tronditi Memaliajn dy netë më parë, teksa u ekzekutua babai i Andrea Kalemi dhe dy të pafajshëm në një lokal. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh në Studio Live se ky atentat ishte i ngjashëm me të tjerë të ndodhur vitet e fundit për nga karakteristikat.

'Atentat tipik i njohur, që ekzekutimi bëhet me kallashnikov, mjete të vjedhura tipike për atentate, largimi nga vendi i ngjarjes, djegia e makinës. Është si era me presion ,që akumulon dhe pastaj shpërthen. Nuk janë persona të përfshirë por të përdorur, vrasës me pagesë. Ajo i bashkon atentatet është që i kanë skemat të njëjta, janë pa autorë. Memaliaj vendi i vogël dhe njerëzit njohin njëri tjetrin. Mundësia për persona të zonës e pamundur. Mund të ketë edhe të ardhur nga jashtë dhe largohen drejt territoreve të huaja, kryesisht drejt Greqisë.

Goditja e tyre ka qenë me precizion. Vendi ku ishte i ulur, aty ka qenë goditja dhe përreth karriges. Nuk ka shpërndarje të plumbave. Por fatkeqësisht, mori dhe jetë njerëzish, një kamarier, një klient dhe u plagos i vëllait, xhaxhai i Kalemit. Kontrolli i territorit vijon të jetë i mbartur me grupe kriminale. Nuk janë 7 grupe kriminale, janë të mbartura, hakmarrje, gjoba dhe zonë influence. Këtu dyshimet e para për hakmarrje.'

Më pas Softa bëri për Arbër Hitajn një skedim të zanafillës së kësaj ngjarjeje kriminale.

'Nisja e tyre është nga 2022, vrasja e një personi në afërsi të TEG, ku Aleksandër Sadikajt iu vu eksploziv. Pastaj kemi personin që mendohet si porositësi. Një biznesmen nga Saranda dhe më pas i është kthyer vetë Kalemit. Atentati i dështuar në një ishull të Greqisë, shpëtoi por nuk i shpëtoi goditjes me thikë në burg. Është plagosur vëllai në makinë dhe goditet babai i tij. Mesazh që lufta mes grupeve kriminale është serioze.'

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase dha më shumë detaje në lidhje Skype, teksa autorët mund të kenë gabuar hetuesit, pasi mund të jenë arratisur në Greqi.

'Ekzekutuesit kanë pasur guxim të paparë. Dyshohet se kanë pasur informacion për prezencën e dy vëllezëre (Ka tek klubi. Ka shumë hipoteza për arratisjen e tyre nga vendi i ngjarjes. Pas kontrolleve të policisë së shtetit, është ushtruar kontroll në Shqipërinë qendrore.

Nuk kanë rënë në gjurmë të tyre. Në Memaliaj shumë kush, nuk dëshirojnë të flasin. Asnjë opinion rreth kësaj sage. Opinionet i banorëve të Memaliaj është shumë i ngurtë. Saga e kësaj ngjarje është tragjike. Konfliktet mes Andrea Kalemit dhe pjesës tjetër kanë qenë prezentë përgjatë viteve të fundit. Është përkthyer në një luftë mes Kalemajve dhe pjesës tjetër. Një situatë që e kanë më të lehtë të thonë larje hesapesh por nuk guxon askush të japi informacion shterues rreth kësaj situate.

Me 3 viktimat e mbrëmjes së djeshme ka shkuar deri në 7 viktima, 2 ditën e djeshme janë të pafajshme, ndërsa të tjerët kanë pasur larje hesapesh. Prej majit dhe sot janë shënuar 5 viktima në qarkun e Gjirokastrës.'

Një detaj interesant i dalë sot ishte se autori i vrasjes së Shyqo Kalemit i ka thënë diçka para se ta ekzekutonte.

'Këtë ndoshta e di personi i shtruar në spital, vëllai i shyqo Kalemit. Ai e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas një fragmenti nga një kamerë sigurie, dallohet personi me gjatësi 1.85 dhe ishte veshur me ngjyrë të errët dhe bluzë të errët. Ka dalë nga automjeti. Qëndroi 3 sekonda, sa i ka përcjellë një mesazh dhe ka goditur në drejtim të tyre. Fillimisht është qëlluar në drejtim të kamarierit por jo qëllimshëm. Pasi në bazë të provave gjatë ekzaminimit, kamarieri kishte pasur sasinë e plumbave më shumë se të tjerët.

Shumicën e kishte marrë në fytyrë dhe poshtë fytyrës, ndodhej në vendin e gabuar. Pasi ka qëlluar në drejtim të vëllzerve Kalemi, ka hipur normalisht dhe ka ikur në drejtimin verior në aksin nacional Gjirokastër Kakavijë. Policia ka marrë regjistrimet e kamerës të një karburanti në dalje të Memaliajt. Ekziston mundësia që automjeti të ketë shkuar në drejtimin jugor', shtoi gazetari.

Atentati i trefishtë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut në një lokal në qendër të Memaliajt. Shënjestër e atentatit ishte babai i Andrea (Adriatik) Kalemit, Shyqyr Kalemi i cili mbeti i vdekur në vend. Nga breshëria e plumbave u vranë edhe kamerieri i lokalit Gledio Muka, 36-vjeç dhe Marsel Çela 47 vjeç, i cili ishte klient në lokal. I plagosur mbeti xhaxhai i Adriatik Kalemit, Artur Kalemi.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?