Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo

Atentati me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Don Bosko, reagon Rithemelimi: Rama dhe Çuçi kryefajtorë! Bandat qëllojnë e vrasin kë të duan

14 Mars 2023, 14:00| Përditesimi: 14 Mars 2023, 14:06

  • Share

Rithemelimi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 12 marsit ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare dhe u plagosën pesë persona.

Në reagimin e bërë, zëdhënësja, Floriana Garo tha se ngjarje të tilla tregonin përfshirjen e organeve të drejtësisë me bandat e lidhura me qeverinë. Sipas saj, rendi dhe siguria në vend janë në duart e vrasësve.

“Përtej lajmit të kronikës së zezë, që regjistroi një 58 vjeçare të vrarë, një grua pa asnjë lidhje me ngjarjen- përveç faktit se punonte në lokal për të mbajtur mbesën e vogël, ajo që mbetet, është pasiguria e qytetarëve, dhe lehtësia me të cilën operojnë kriminelët në Shqipëri.

Mbetet gjithashtu fakti se ngjarje të tilla dëshmojnë implikimin e organeve të drejtësisë me bandat e lidhura me qeverinë, të cilat me mbështetjen e saj, bëjnë ligjin në çdo skaj të vendit. Masakra e Don Boskos është dëshmi tjetër e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve”-tha Garo.

Mes të tjerash në deklaratën për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit tha se situata e rënduar në vend, tregon besimin e humbur tek policia dhe se fajtorët kryesorë për këtë situata janë kryeministri, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Kjo situatë e rënduar e sigurisë, dhe besimit të humbur tek policia, pasqyrohen në serialin e ngjarjeve të krimit dhe terrorit që përgjakën para dy ditësh Don Boskon, e që kanë përgjakur rrugët dhe lagjet e Shqipërisë muajt dhe vitet e fundit. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve. Partia Demokratike denoncon, si kryefajtorë të situatës të dalë jashtë kontrollit, ministrin Çuçi dhe shefin e tij, Edi Rama Ne e dënojmë këtë filozofi si bashkëpunim de facto me krimin, si liçencë qeveritare për bandat dhe krimin, që të qëllojnë e të vrasin kë të duan dhe kur të duan”- u shpreh Garo mes të tjerash.

Plumbat që u lëshuan pa gjetur shënjestrën mbrëmjen e së dielës në drejtim të lokalit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, i morën jetën gabimisht një të pafajshme, Mimoza Pajës, 58 vjeç, banakiere në lokal. Plumbat që lëshuan persona ende të paidentifikuar nga një makinë në lëvizje, lanë të plagosur edhe 5 të tjerë, mes të cilëve edhe mbesën e banakieres, vetëm 10-vjeçare. E vogla mori lëndime të lehta në trup nga ciflat e xhamave të lokalit të thyer nga plumbat. Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku, Genc Shohalli, mbetën të plagosur me plumba, njëjtë si Mimoza Paja, edhe ata pa asnjë lidhje me botën e krimit. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 17/03/2023 04:37

    PO SHIH KUSH FLET PER REND,,ATA PD QE BERI 97....KRIMINELET QE VRANE 3000 VETA DHE PLAGOSEN E GJYMTUAN ME MIJERA....

    Përgjigju
  • Liku: 15/03/2023 15:57

    Depot e armëve i hapi non grata

    Përgjigju
  • Vini: 14/03/2023 17:41

    Ju sdini ca flisni dhe ia kepusni budalliqe

    Përgjigju
  • Nori: 14/03/2023 17:40

    Po po cdo gje keni qejf tia ngecni Edi Rames

    Përgjigju
  • Olsi: 14/03/2023 16:53

    PD-ja per kaq eshte,vetem te shaj qeverin di.

    Përgjigju
  • Goni: 14/03/2023 16:44

    Dhe tani e akuzoni Ranen ne nje tem komplet jasht politike?

    Përgjigju
  • Eno: 14/03/2023 16:25

    Ju me fakt jeni te mire shume me ne krye saliun

    Përgjigju
  • Ani: 14/03/2023 16:24

    Cfaje ka rama ketu ai nuk eshte polic

    Përgjigju
  • Arla: 14/03/2023 16:20

    Vetem akuza dini te beni,per asgje tjeter nuk jeni,parti e mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?