Kronikë

Drejt zbulimit të autorëve të atentatit me 4 të plagosur në Lundër? Grupi hetimor ka në duar 17 profile ADN-je

1 Maj, 11:22| Përditesimi: 1 Maj, 14:48

  • Share

Grupi hetimor i plagosjes së 4 personave, mes të cilëve 2 të mitur, më 17 prill në Lundër ka në total 17 profile ADN mikse të gjetura në sendet që dyshohet se i përkisnin autorëve të atentatit në Lundër. Të njëjtat burime shtojnë se nga 17-të ADN-të e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota, çka rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.

Megjithatë këto profile mbetet për t'u verifikuar nëse u përkasin apo jo autorëve, edhe përmes krahasimit me të gjitha ADN-të që laboratori ka në dispozicion në të shkuarën të personave që janë përfshirë më parë në aktivitete kriminale. Sendet që janë gjetur pranë vendit ku ndodhi atentati janë pinca, mjete të tjera pune dhe një shall.

Kur kanë kaluar dy javë nga atentati ku u plagosën dy fëmijët e pronarit të “Pelikani Security”, shoku i tyre dhe shoferi i familjes, hetuesit akoma nuk e kanë të qartë shënjestrën e atentatit.

Çfarë dimë deri më tani?

Mbrëmjen e 17 prillit, fëmijët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin festuar jashtë Tiranë ditëlindjen e djalit 11-vjeçar të pronarit të “Pelikanit”. Atentatorët nisën të qëllojnë në drejtim të makinës “G Class” që drejtohej nga Arenc Stafa, në lëvizje. Përveç 7 gjurmëve të plumbave në makinë, një plumb ka kapur edhe një automjet që lëvizte në afërsi. Drejtuesi i saj është larguar menjëherë prej frikës, por pak çaste më vonë njoftoi policinë.

Autorët u larguan me një motoçikletë “Ducati” në drejtim të Elbasanit. Policia njoftoi zyrtarisht 2 ditë pas atentatit se gjeti të djegur në afërsi të fshatit Fikas në Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.  

Hetimet e policisë kanë treguar se autorët, dy persona në numër, e studiuan me shumë kujdes vendin ku do të kryhej atentati, ku u plagosën 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur. Sipas burimeve, rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 17 prill, afërsisht 18 orë para atentatit, ata janë parë pranë vendit të ngjarjes me kallash në duar, duke vëzhguar terrenin dhe kushtet përreth. Mbi këtë shtohen dyshimet se ruajta e shënjestrës, e cila akoma mbetet mister kush ishte, mund të jetë pritur edhe ditë të tjera para atentatit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?