Atentati me 4 viktima në Shkodër/ 'Mes autorëve dhe viktimave pati shkëmbim zjarri', del ekspertiza e makinës së Hamza Licit

7 Nëntor, 15:51| Përditesimi: 7 Nëntor, 17:53

  • Share

Pak ditë më parë Shkodra u trondit nga atentati, ku mbetën të vrarë katër persona Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshorteve Bashkim dhe Flutura Basha.

E teksa ka kaluar një javë nga atentati, policia ka përfunduar ekspertizën paraprake të makinës tip “Benz” me targa kroate që drejtohej nga Hamza Lici me pasagjer Arlind Bushatin, të dy të vdekur, ndërsa ka dyshime se në mjet ndodhej dhe një person i tretë.

Nga hetimet është gjetur një karikator bosh, çfarë tregon se ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimave dhe autorëve. Po ashtu në mjet janë gjetur disa dokumente si dhe gjurmë, që mund të çojnë në identifikimin e personit të tjerë që ishte në mjet.

Janë sekuestruar tre celularë dhe tre armë zjarri, njëra prej të cilave ishte në dorën e një prej viktimave. Verifikimet po kryhen dhe mbi intinerarin e lëvizjeve në 30 tetor ditë në të cilën u qëlluan.

Fatkeqësisht kjo ngjarje pati pasoja të rënda me 3 viktima, ku mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy kalimtarë të rastit, Bashkim dhe Flutura Basha.

Ende nuk janë identifikuar autorët të cilët kanë djegur dhe automjetin me të cilin kryen atentatin, por policia dyshon se kanë qenë dy ekzekutorë me kallashnikovë dhe një i tretë që drejtonte makinën e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?