Pamje nga vendi ku ndodhi atentati

Kronikë

Atentati në Kamëz, 30-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me armë merret nën hetim për moskallëzim krimi, ende në kërkim dy autorët

1 Mars, 13:21| Përditesimi: 1 Mars, 13:48

  • Share

KAMËZ-Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për moskallëzim krimi për Enedjo Kaçi, lidhur me atentatin e ndodhur më 22 shkurt në Kamëz.

Kaçi ka qenë edhe shenjestra e atentatit, ndërsa i shpëtoi sulmit me armë. 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim Enedjo Kaçi,  30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025', njoftoi policia. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës së 22 shkurtit ku, pranë 'Rrethit të Bathores', në rrugën “Neë York” dy autorë lëviznin me një makinë tip 'BMË', ndërsa shënjestra dhe personat e tjerë, lëviznin me 'Land Rover'.

Për dy 24-vjecarët e shpallur në kërkim, Dejvi Mullai dhe Fabjon Kurti, rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit Enedjo Kaçi, 30 vjeç, nuk rezulton me precedent penal. Policia dyshon se gjithçka mund të ketë ndodhur një konflikt, mes të rinjve për çështje droge, e cila të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?