Momenti kur ndodhi sulmi në fjalimin e Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro

Bota

Atentati me dronet e mbushur me eksplozivë ndaj Maduros, 6 persona të arrestuar

6 Gusht 2018, 08:31| Përditesimi: 6 Gusht 2018, 11:21

  • Share

Pas sulmit që ndodhi dy ditë më parë në ceremoninë ushtarake të Presidentit venezuelian, Nikolas Maduro, 6 persona kanë janë arrestuar nga Policia.

Ata akuzohen si iniciatorët dhe hartuesit e sulmit me dron. Ata dyshohet se kanë dërguar dronet e mbushur me eksplozivë në ceremoninë e Maduros në Karakas.

Një nga dronet u arrit të devijohej nga forcat e sigurisë, ndërsa droni tjetër ra mbi një godinë. Pamjet e shpërndara në media, treguan qartë shqetësimin e Maduros dhe sesi shumë ushtarë u larguan nga vendngjarja.

Nga sulmi mbetën të plagosur 7 ushtarë, ndërkohë që Maduro po fliste në 81-vjetorin e ushtrisë kombëtare.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?