Shkodër-Një motor i djegur është gjetur në fshatin Vukatanë të Shkodrës, i cili dyshohet se është mjeti që është përdorur në vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola më 4 shtator.
Deri më tani, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë detaje zyrtare për mjetin e gjetur, ndërsa ngjarja po hetohet nga grupi hetimor.
Motorit do t'i bëhet ekspertizë, në përpjekje të gjetjes së ndonjë prove. Autorët, nga aty ku i gjet i djegur, mendohet se janë ndihmuar nga të tjerë për t'u larguar.
Atentati mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, 4 shtator ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavolinë me të nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
Komente
