Kristian Kola

Kronikë

Atentati ndaj 34-vjeçarit në Shkodër, gjendet një motor i djegur në fshatin Vukatanë, autorët dyshohet se janë ndihmuar nga të tjerë për t'u larguar

6 Shtator, 18:29| Përditesimi: 6 Shtator, 18:45

  • Share

Shkodër-Një motor i djegur është gjetur në fshatin Vukatanë të Shkodrës, i cili dyshohet se është mjeti që është përdorur në vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola më 4 shtator.

Deri më tani, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë detaje zyrtare për mjetin e gjetur, ndërsa ngjarja po hetohet nga grupi hetimor.

Motorit do t'i bëhet ekspertizë, në përpjekje të gjetjes së ndonjë prove. Autorët, nga aty ku i gjet i djegur, mendohet se janë ndihmuar nga të tjerë për t'u larguar.

Atentati mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, 4 shtator ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavolinë me të nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?