Foto ilustruese

Kronikë

Atentati ndaj 35-vjeçarit në Shkodër, policia identifikon autorët

10 Maj 2018, 08:52| Përditesimi: 10 Maj 2018, 09:04

  • Share

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e plagosjes së 35-vjeçarit, Gjovalin Guri, një natë më parë në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.

Guri u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosjes. Pas të shtënave ai është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Njoftimi i policise 

Identifikohen autorët e plagosjes së 35 vjeçarit.

Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën

Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve

Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje” parashikuar nga neneve  78 – 22 , 278 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?