Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit në Shkodër, shpallen në kërkim autorët! Një prej tyre djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë

27 Gusht 2022, 18:17| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 22:29

  • Share

SHKODËR- Një konflikt i ndodhur para dy vitesh, dyshohet se është shkak i atentatit ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër, i cili shpëtoi mrekullisht.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar Tonato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodër. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tonato Fusha, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur pas sherrit me 25-vjeçarin.

Tonato Fusha është djali i biznesmentit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Ndërkohë që edhe emri i autorit tjetër është i njohur për drejtësinë. Bajram Çerkoja, është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ndihmoi Berush Bregun, krahu i djathtë i Licve në Shkodër, i arrestuar tashmë, pasi dyshohej si autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Ato do të hetohen, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Albano Bruçi u qëllua mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ishte duke lëvizur me një makinë tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, kur u qëllua me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat. Burime pranë vendit të ngjarjes bënë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Bruçi në Policinë e Shkodrës tha se nuk ka konflikte me askënd, ndonëse është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në 2016 është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë një vrasje.

Ora 20:13
Në kërkim për atentatin ndaj Albano Bruçit në Shkodër, kush është 20-vjeçari, djali i biznesmenit dhe ish-trajnerit të Vllaznisë

1661623298_tonatofusha.jpg

Tonato Fusha

Tonato Fusha, 20-vjeç është shpallur në kërkim pasi dyshohet si një nga autorët që qëlloi në drejtim të 25-vjeçarit Albano Bruçi në Shkodër, mbrëmjen e 25 gushtit.

Tonato Fusha është djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. Dyshohet se dy vite më parë mes tij dhe Albano Bruçit kanë pasur një konflikt, për motive të dobëta. Si pasojë e konfliktit, Albano Bruçi e ka lënë të plagosur të riun.

Ora 19:10
Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit, policia: Autorët ishin konfliktuar 2 vite më parë me 25- vjeçarin

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të makinës së Alban Bruçit, i cili fatmirësisht nuk mbeti i lënduar. Policia ka shpallur në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku.

‘Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të  Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve:

-T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • qa bahet kshu: 07/09/2022 07:21

    o tonato po ati shokut tan a nuk i the me te gjet naj profesionist a po bajramin ato kan dhe boll prefesionista hahahaha po tpakten tkishe ba i trajnim n poligon se sban kshu tonato e ke kurit zoteri valterin ma mir ta kishe gjujt lastiqe po po mvjen keq per alvaron se don me lan naj skedin 10 milekshe e ska as si me dal ma

    Përgjigju
  • Shkoder: 29/08/2022 01:04

    Mledhe djalin o Lad Bruçi se po ta vrasin. Je msu tu rrah katundar ne fush por kan ardh koh të vshtira. Nuk asht ma 90 qi je rrah me grushta e ke ken i fort. Sot te kpusin ne kryq e ju s'keni as krah. Veç i pun të mir ke pas ba kur ke rrah Gon Dylin. Hahaha... mlidhe djalin sa nuk asht von.

    Përgjigju
  • europa: 28/08/2022 17:31

    fmit e valterit jan shok me ato, mesa duket ju paskan dhan zemer e sallaksi si paska trajnu mir

    Përgjigju
  • Pandì: 28/08/2022 16:17

    Andi harrove ish Shtepine e Oficerave qe boni sùper hòtel dhe kush ja dha lejen e e ndertimit ,dhe me çfare letrash e mori ate prone te shtetit.

    Përgjigju
  • Gjoshoja: 28/08/2022 08:22

    Ne kok te valterit teshi se sillet tan diten tu numru pllakat e pedonales , nuk dit me i marr keto femi e me i cu diku me pushime me pa bot me sy . Po i len me lujt kumar neper skuta

    Përgjigju
  • Golf3: 28/08/2022 08:03

    A mundet me me tregu kush ca lidhjet ka Bajrami me Lict?

    Përgjigju
  • Valter puka: 28/08/2022 00:27

    Mbaroj dhe pasj pasuria o koloseu.. Gjynah, se si gjendet mo fundi tashi! Ne lajme te tjera u takofshim.

    Përgjigju
  • Or tej: 27/08/2022 23:16

    Kerkojini bashkise te hape ca poligone per qitje se late nam duke qelluar kuturu. Turp, marre e faqja e zeze.

    Përgjigju
  • Andi: 27/08/2022 21:56

    Ne vitet 90-te i jati e xhaxhai merreshin me shitje mielli te cilesise se parë ne Zvicer. Sot, kane pervetesuar Colosseum ne mes të Shkodrës pa asnje leter të rregullt. Njerez qe kane vendosur shumë pasuri me vjedhje e shitje mielli te bardhë! Kurse sot, brezi I ri ben atentate dhe terrorizon banoret!

    Përgjigju
    • Dihet ajo pune: 27/08/2022 22:45

      Harami del disi. Po ia falimentoka bizneset babes!

  • Beni: 27/08/2022 21:43

    Mire qe i gjetet kush jane se nuk po na zinte gjumi

    Përgjigju
  • Kirasi: 27/08/2022 21:34

    Si sja hapt trut atij djal te keq . O tornato nuk gjete nej kirasian ma specialist po bajramin qe asht fmijac si puna jote

    Përgjigju
  • kiraskiras: 27/08/2022 21:25

    Çekorja është i grupit të Kiras që s'bashku me Xhenjet kanë nisë me shetit me motorra por nuk po kanë fort shenjestër....

    Përgjigju
    • Ani: 28/08/2022 12:15

      Po ku i ven ne liste asmeri kta ma vlla , aj ka ba lek me gjoba a tu ba namin keta i nis avash avash si me ate ne livade si fillim

    • Zooteknika city: 27/08/2022 23:07

      Rrethi i tij asht i dopt kyt gja e din edhe asmeri vet.

    • Dera e zootekniks: 27/08/2022 22:46

      Asmeri shum i dobt po tregohet se asht ky e do si puna ketij qe jan marr pjes ne vrasjen e babs e axhes e sillen neper shkoder

    • Zooteknika city: 27/08/2022 22:09

      Nuk e di pse i ka shka kaq gjat pa ja da kryt prej trupit asmeri ktij fmijacit se edhe ky i ka fut hund ndo pun

  • Shkodra: 27/08/2022 20:55

    Kurse bajram cekorja asht me grupin e kirasit u kap te astiri me barush bregun. Familje e mir po don me ba si i fort itesh ka dal prej burgu si duket i paska pelqy

    Përgjigju
  • Coloseu: 27/08/2022 20:18

    Kto jane djem rrugaca qe i kane ra nqafe gjyses shkodres djem t millosun po e kane bileten pa kthim

    Përgjigju
  • Leka: 27/08/2022 19:37

    Quni VALTER FUSHES qe babi i ka blere makin 50 mij euro dhe pistolet qe te tregoje origjinen qe ka.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/08/2022 19:37

    Ky asht djali valter fushes pronarit te coloseo e disa lokaleve e hotele tjera . Djemt shum te keqij lujn kumar qysh 16 vjeca tu lan miliona lek . Tesh dhe vrases , se kan te gjat te rrogshin hotelet e pesuria o valter se ske dit me eduku ato femij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?