Kronikë

Atentati në Durrës, autorin e ‘nxjerr zbuluar’ i ati! Goreja me dy fëmijë në makinë kur u qëllua, i dhunoi babanë atentatorit

31 Maj, 10:57| Përditesimi: 31 Maj, 17:04

  • Share

DURRËS -Arbër Goreja ishte me dy të fëmijë në makinë kur u qëllua me breshëri automatiku në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth” në Durrës mbrëmjen e së premtes. 36-vjeçari mbeti i plagosur me një plumb në brinjë, ndërsa fatmirësisht të miturit 14 dhe 15-vjeç nuk u lënduan.

Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorin i cili është shpallur në kërkim. Ai është Kid Kazazi, 30-vjeçari nga Kavaja, i njohur në qytetin e tij, pasi më herë ka mbajtur edhe pozicionin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë.

"Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk  kanë pësuar lëndime",- njofton policia.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, për shkak të një sherri që babai i autorit Eqerem Kazazi ka pasur me viktimën Arbër Goreja. Goreja ka goditur të moshuarin, gjë që nuk është falur nga i biri i tij i cili ka organizuar atentatin.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se çelësi i zbardhjes së ngjarjes ka qenë vetë babai i autorit të dyshuar, Eqerem Kazazi, i cili në biseda informale mes miqsh dhe të njohurish, ndër ta edhe bashkëpunëtor policie, ka përmendur se plagosja është kryer nga djali i tij, Kid Kazazi. Ai është shoqëruar më pas në Komisariatin e Kavajës dhe ka rrëfyer gjithçka, edhe goditjen sipas tij me grusht në fytyrë nga Goreja.

Eqerem dhe Kid Kazazi, babë e bir, nuk janë të panjohur për policinë. Në vitin 2016, atëherë 21 vjeçar Kid Kazazi u plagos pas një konflikti për parkim përpara lokalit të familjes së tij në Kavajë. Përplasja, ku mori pjesë edhe babai Eqeremi ndodhi me ish-drejtorin e Zyrës së Punës, Sajmir Kurti, i cili qëlloi me armë zjarri.

Ora 11:29
Atentati ndaj Arbër Gorejas/ Ky është autori i dyshuar, dikur kryetar i FRPD në Kavajë (FOTO+EMRI)

1748683838_irkidkazazi.jpeg

Kid Kazazi

Personi në foto është Kid Kazazi, 30 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit Arbër Gorejas, zonën e Fllakës, Durrës.

Kid Kazazi rezulton të ketë qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?