Kandidati i Rithemelimit për bashkinë e Vaut të Dejës Zef Hila kakërkuar që të zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku ju hodh në erë makina kreut të kësaj dege, Benard Ndrecës. Në një prononcim për mediat, Hila u shpreh se ngjarja kriminale duhet të zbardhet sa më shpejt.
‘Ky është një akt kriminal. Gjej rastin ti bëj thirrje Çuçit që të marrin masa të menjëhershme që ky rast kriminal të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të arrestohen. Nuk i druhemi asnjë lloj akti pasi gjithë qytetarët janë të qartë në situata të tilla. Ky është një akt kriminal.’- tha Ndreca.
Ndërkohë deputetja Greta Bardeli tha se ky ishte një sulm ndaj frymës së demokratëve në Shkodër.
‘Kjo ngjarje zgjoi të gjithë banorët e Vaut të Dejës. Kjo ka vetëm një emër të atyre që kërkojnë të godasin frymën e demokratëve në Shkodër. OSBE-ODIHR të jetë në Shkodër, këto nuk janë aspak shenja të mira. I bëj thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Demokratët nuk frikësohen. Sot jemi më të bashkuar se kurrë.’- u shpreh Bardeli.
Lajmi kryesor:
REAGIMET/ Atentati me tritol ndaj Benard Ndrecës, Begaj: E dënoj! PS: Të zbardhet urgjentisht! Berisha: Rama nisi fushatën me shpërthim
M.Q.//ReportTv.al