Irakli Davella

Kronikë
Kosova & Rajoni

Atentati ndaj Davellës dhe Hysës në Athinë, jepet masa ndaj dy të akuzuarve, shqiptarët: Nuk kemi gisht

30 Janar, 19:46| Përditesimi: 30 Janar, 19:50

  • Share

Kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Irakli Davella dhe të plagosur 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.

Dy të dyshuarit Jenis Tulja, 44 vjeç dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audio-vizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?