Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Dedë Pllanaj, 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
'Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç" Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Atentat në Shkodër, qëllohet 4 herë nga një makinë në lëvizje drejt kushëririt të ‘kumbarit të drogës’ Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar një vit më parë
M.Q.//ReportTv.al