TIRANË - Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa ditësh. Madje ka dyshime se vrasësi të kishte informacione të sakta për lëvizjet e këtij të fundit. Dyshohet gjithashtu se një i njohur i viktimës mund të ketë vënë në dijeni autorin edhe për udhëtimin e 49-vjeçarit në Tiranë, bëjnë me dije burimet e gazetares së Report Tv Keti Banushi.
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vrasja edhe të ditëve të mëparshme, për shkak se dyshohet se autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës. Autori që arriti ta ekzekutojë në mes të qytetit mbetet ende i paidentifikuar.
Si ndodhi ngjarja?
49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.
Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri pasi do të vizitonte nënën e tij. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik. Ndërsa veç pronar i hote 'Blue Sky' ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë gjykatës. Po ashtu në qytet kishte bërë vazhdimisht edhe bamirësi, sidomos gjatë periudhës së pandemisë së COVID.
Atehere nuk qenka dhe aq i panjohur autori.Mjafton te pyesin te afermin qe ka dhene info.(besoj pa dashje,pa i ditur pasojat) se kush eshte interesuar kaq shume,edhe sikur te mos t'a njohe me emer,mund te jete ne gjendje te jape nje identikit.
Përgjigju