Gentjan Bejtja dhe arrestimi i Valter Bamit

Atentati në Krujë, arrestohet 'i forti i Niklës', Valter Bami! Gentjan Bejtjas i vranë kunatin dhe i plagosën 2 djemtë e mitur, vetë shpëtoi

6 Korrik 2023, 21:55| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 00:01

  • Share

FUSHË- KRUJË- Ka një të arrestuar për atentatin 4 korrikut 2023 në fshatin Larushkë të Krujës, pranë banesës së Gentjan Bejtjas në Krujë, ku u plagosën dy djemtë 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, shofer në prokurorinë e Apelit.

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e sotme se është arrestuar Valter Bami të konsideruar si një nga 'të fortët e Niklës". 37 vjeçari ishte shoqëruar mbrëmjen e atentatit dhe i ishin marrë shenjat e gishtave, Nga eskpertiza rezultatet e të cilës kanë dalë sot ka dale se në dorën e majtë të Bamit janë konstatuar mbetje baruti, çka nënkupton se ka shtënë me armë zjarri natën e vrasjes. 

"Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi Valter Bami, 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se: Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri" informoi policia mbrëmjen e sotme (6 korrik) 

Bashkë me të, janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për Valter Bamin për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Ndërkohë ish-polici I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, nuk është gjetur ende për tu marrë në pyetje, tri ditë pas atentatit

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. 

I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

Ora 22:15
VIDEOLAJM/ U arrestua sot për armëmbajtje pa leje për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, momenti kur 'i forti i Niklës’ shoqërohet nga policia në komisariat

 

Ky është momenti kur ‘i forti i Niklës’ Valter Bami, i dyshuar kryesor i atentatit të Gentjan Bejtjas është arrestuar nga policia. Në dorën e tij të majtë është konstatuar një sasi baruti çka e ka bërë të dyshuarin kryesor të ngjarjes, ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit Gentjan Bejtja.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 07/07/2023 07:05

    Ja keshtu ja mbuloni fytyr qe mos e njohin njerzit. Se ku osht cuni mir gjo en ta bie te shtepija.dhe naj Triton po paté perte Shem naj avulli ta bie.dhe naj Triton posht makines ta vendos qe te shkoj udhetim I mbar. Dhe te shtepija vje tefut naj bresheri kallashi perte trem ur mushkonjat pa dashje plumbat kapin njer. Pse duhet tja tregoni fytyren publikish ky osht djal I kompletuare . Mjer populli thuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?