GJKKO nis gjykimin për një tjetër grup të vrasjeve me pagesë. Pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Jamaku, kaloi për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit. Sipas dëshmisë së Enver Jamakut, Cukali i ka premtuar 30 mijë euro për t’i vendosur tritol mjetit të biznesmenit Gjon Mena.
Dosja për shpërthimin me eksploziv më 9 shkurt në Kamëz ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku, vrasës me pagesë të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Edhe ata janë të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës pasi kanë dëshmuar se i ashtuquajturi “i forti” e Myslym Shyrit Gjergj Cukali që drejtonte grupin e vrasësve me pagesë i kishte dhënë vetëm 2 mijë euro.
Vëllezërit Jamaku dhe Gjergj Cukali janë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje e lëndë shpërthyese. Pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë. Arsenali i armëve është gjetur në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike "Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të arrestohet në SHBA ku ka shkuar prej disa javësh.
Atentati ndaj bisnesmenit Gjon Mena
Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Për atentatin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç. Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorët. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi në 26 shkurt 2021 se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin.