Atentati ndaj Inez Hajrullës në 2023, arrestohet në Spanjë porositësi Leonard Luzi! Pritet ekstradimi

18 Korrik, 10:15| Përditesimi: 18 Korrik, 13:34

  • Share

SPANJË- Pas rreth 1 viti nga atentati i planifikuar ndaj Inzez Hajrullës, porositësi dhe organizatori Leonard Luzi ka rënë në pranga. Luzi, 47 vjeç, është lokalizuar në Spanjë ku edhe është vënë në pranga. Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e Luzit në Shqipëri, pasi SPAK e akuzon si porositësi i atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023.

GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

"Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi Leonard Luzi, 47 vjeç, i lindur në Vlorë", njofton policia. 

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij. 

1721301788_leonardluzi.jpg

 

Leonard Luzi
 

Ora 13:29
Pritet të ekstradohet në Shqipëri, Report Tv siguron foton e Leonard Luzit! SPAK e akuzon si porositësin e atentatit ndaj Inez Hajrullës (FOTO)

1721301788_leonardluzi.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Leonard Luzit, 47 vjeçari i kapur në Spanjë. Luzi pritet të ekstradohet në Shqipëri pasi u kap në bashkëpunim me Interpol Madrid.

SPAK e akuzon Luzin si porositësi i atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023.

GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?