TIRANË- Rreth një vit pas atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, është ekstraduar porositësi dhe organizatori i Leonard Luzi alias Leonard Sejno. 47-vjeçari nga Vlora u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe pas 4 muajsh ekstradohet në vendin tonë si i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht 2023. Në pamje, shihet momenti kur Luzi mbërrin në aeroportin e Rinasit dhe shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.
GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
"Ekstradohet nga Spanja, shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, i cili akuzohet nga GjKKO-ja se organizoi vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”.
Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit, u ekstradua nga Spanja, shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47 vjeç, i lindur në Vlorë. 47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inzez Hajrulla.
Ky krim u parandalua nga Policia, pasi shtetasi Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Shtetasit Amarildo Nikolli, në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje", njofton policia.
47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.
Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u ekstradua sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.
Leonard Luzi
Komente

keta soi duhet me burgim te perjetshem dhe prekuroria ta hetoi eshte vrases me pagese ushtari didit vrane njeres ky dhe shoket e ti o shtete m…….. po nxire denimin me vdekje dhe mbyllet esapi ne gjithe shqiperine se u bene trima behen nga 10 veta e trima te gjithe mos i mbani me buke kurseni dhe leke nuk paguan populli te rine neper burgje
PërgjigjuShoqja Gezime serish ne burg do i shkojne edhe 20 vite tjera. Cfare i pa jetes ky killer? Nese i blem vitet e jetes me ato parate e droges dhe vrasjeve atehere ti pisanjose nuk do jesh me barkthare por mendje thare. Ky e hengri pataten dhe urojme ta hane te gjithe si ky. E sollen si lepur nga Spanja. Ti bej qef me parate e krimeve te ketij edhe disa kohe sa te te sekuestrojne edhe breket.
O shok ky esht fut n burg 20 vjec dhe ka dal 41. Kur i beri keto?? Apo i di ti dhe shoket e tu,ik merru me nai pune tjeter dhe lej njerzit n hallet e veta.
Po ti ku e njef kaq shume??? Se ta siguroj as emrin sja di. Pikerisht te hetoj mire prokuroria gjerat ti hetoj tamam dhe e shofim mir kush e ha ate te perjetshmin. Po i lini njerzit ne hallet e veta o barkthare.
Mos u merzit se do vim t t sjellim ndonj baqet
PërgjigjuO Faslli mos u shqetso kaq shum se nuk e pi as baqeten dhe as cigaren po shiko kujt mund ti cosh nai tjetri vlla
O Faslli nuk e pi as baqeten dhe as cigaren po shiko kujt mund ti cosh nai tjetri vlla