Pamje nga atentati, Arjan Ndoja

Kronikë

‘Më kërcënuan me fëmijët!’/Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmitarët në GJKKO: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak pa u zbardhur vrasja

19 Shtator, 12:21| Përditesimi: 19 Shtator, 22:50

  • Share

Në Gjykatë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua seanca e radhës lidhur me atentatin e ndodhur 1 nëntor 2019 në Shkozet ku mbeti i vrarë shoferi  Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori, sot deputeti i PD-së Arjan Ndoj dhe Pëllumb Muharremi i njohur ndyshe si Rrumi i Shijakut. Të pandehur në këtë proces gjyqësor janë Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Si dëshmitarë i parë kyç në këtë ngjarje është thirrur Arben Haxhia, vëllai i Bashkim Haxhia, ky i fundit po gjykohet veç lidhur po me të njëjtën çështje.

Fillimisht Arben Haxhia ka refuzuar të japë deklarime lidhur me ngjarjen duke thënë “Për ngjarjen nuk dua të jap dëshmi, nuk kam lidhje as nuk kam dijeni. Shfrytëzoj të drejtën për të mos dëshmuar”. Në këtë moment kanë ndërhyrë të pandehurit Dervishaj dhe Meçaj e më pas Haxhia vendosi që të flasë.

Arben Haxhia ka rrëfyer një takim me Rrumin e Shijakut në një bar të vogël në Durrës në pronësi të tij. Ndër të tjera ai tregon për një mesazh kërcënues që ka marrë nga një numër i panjohur me tekst “hiq dorë se do e vrasim vëllain, dhe po se bëre vetë do vrasim dhe fëmijët e tu”, lidhur me një atentat të bërë ndaj Julian Meçes, i cili në atë kohë ka mbetur i plagosur rëndë. Në këtë atentat i përfshirë ka qenë dhe i vëllai, Bashkim Haxhia.

Lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Arben Haxhia ka thënë se nuk ka dijeni.

"Kam patur një bar të vogël në lagjen 5. Më tepër e njoh prej televizorit Rrumin, por ka ardhur më ka takuar edhe personalisht. Ka qenë vetë i treti. Pak i shëndosh ishte, trupi im me gjatësi. Arsyeja ishte që ky më paralajmëronte që im vëlla Bashkimi të largohej nga sherri, kur ra në burg kur iu bënë atentat këtyre zotërinjve (drejtohet nga kafazi), Juli ka qenë me allçi. Më thanë të qëndronte larg këtyre. Kemi këmbyer nr e telefonit, i thash largohuni moe u merrni. Vëllait nuk i tregova, i thash po më marrin në telefon po më shqetësojnë. Nuk ka ardhur herë tjetër të më takojë. Më ka marrë ai në telefon për të njëjtin muhabet. I dhashë të njëjtën përgjigje. Pas asaj date nuk jam takuar. Nuk kam dijeni për ngjarjen e 1 nëntorit 2019.

Është ulur te lokali vetë i treti. Nuk kishin sende të paligjdhme në duar por një njeri që vjen ashtu nuk vjen bosh. Unë jam kërcënuar me mesazhe. Ka qenë që të heqi dorë se do e vrasim vëllain, dhe po se bëre vetë do vrasim dhe fëmijët e tu. Ishte njeri tjetër me nr tjetër. Vëllai është dënuar sot me 4 vjet e 8 muaj, për atentatin ndaj prokurorit. Unë di që kur kam shkuar te spitali, tim vëlla e kishin shoqëru në polici. Po të shohësh videon ai që del pas nga makina është im vëlla. Në makinë kanë qenë Plarenti dhe Juli. Në dijeninë time janë dëmtuar të 3. Im vëlla ka marr një plumb. Po të ishte zgjidhur ajo punë kush e ka bërë atentatin sdo ishin këta këtu dhe as unë. E lanë në heshtje, kam fëmijë në shtëpi”, tha Arben Haxhia në gjykatë.

Ndërkohë Haxhi Murati ka qenë dëshmitari i radhës që ka dhënë deklarime më gjykatë lidhur me atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku i vdekur mbeti shoferi Andi Maloku. I përfshirë në këtë atentat ka qenë dhe Redjan Rraja, i cili është dënuar përjetë për këtë ngjarje.

Murati ka qenë banues në Krujë dhe në atë kohë si kryeplak fshati ka bërë dhe pajtime gjaqesh. Ai tregon se është kontaktuar në telefon pasi kishte ndodhur atentati, nga babai i Redjan Rrajës, Asllan Rraja, i cili i ka kërkuar Haxhi Muratit të shkojë tek familjarët e viktimës për t’i kërkuar këtyre të mos marrin hak pa u zbardhur plotësisht ngjarja.

Takimi i parë me Asllan Rrajën, tregon Murati, ka ndodhur në Fushë-Krujë, ndërsa me babain e viktimës janë takuar disa ditë më vonë në Shijak.

Me familjen e viktimës Andi Maloku gjithsej Murati thotë janë zhvilluar dy takime ku kanë marrë pjesë 6-7 veta. Për t’i kërkuar familjarëve të tij që të mos marrin hak, Haxhi Murati thotë se i kërkoi Asllan Rrajës të kontaktonte me të birin për të marrë vesh nëse ka qenë autor në atentat apo jo. Vetë Asllan Rraja thonte se i djali nuk ishte i përfshirë.

“Më 2019 kam banuar në Krujë. Kam punuar në shtëpi dhe si kryeplak fshati njëfarë kohe. Nuk kam dijeni për ngjarjen. Asllan Rrajën e njoh, momentin që ka ndodhur ngjarja më ka ardhur tek shpia, do shkosh në Shijak me u fut për mos me u zgjeru më shumë pushka. Merrem me pajtime gjaqesh, kemi ndërhyrë është bërë ça është bërë mos bëhet më pushkë kot sa të zbardhet ngjarje. Kemi qenë 3 veta bashkë. Me Asllanin jemi takuar në Fushë Krujë. Babain e viktimës e kemi takuar pas 2-3 ditësh. Beqiri e dinte Tiranën, kemi shkuar direkt, kemi kontaktu dhe kemi lënë takim në Shijak.

Unë gjithsej kam bërë dy takime në Shijak. Herën e tretë ndodhi virusi dhe nuk kam kontaktuar më, dhe nuk u mor vesh. Në takime ishin 6-7 veta, i ati viktimës vëllazërit. Ne na ka thënë Asllani që s’ka qenë djali im. Ne i thamë merr kontakt me djalin, ne nuk futemi në punët e shtetit. Familja e viktimës na kërkoi vetëm të tregonim realitetin, po e treguam s’do zgjatet më. I kam thënë Asllanit ti nuk zbardhe asgjë, ne tërhiqemi, i kërkuam falje familjes së viktimës për shqetësimin. Djali i Asllanit kishte një biznes në Fushë-Krujë, për dhëmbët. E mësuam nga tv që u arrestua. Redjan Rrajën se njoh, fëmijët e Asllanit si njihja, vetëm deputetin kam njohur, vëllain e tyre”, tha Haxhi Murati në GJKKO.

Gjatë dëshmisë, ka ndërhyrë dhe i pandehyri Plarent Dervishaj i cili i është drejtuar Haxhi Muratit me pyetjen “Ti ke shkuar para se të kapej Redjan Rraja. Po jap fakte jo mendim, se të ishte mendimi im do isha jashtë jo këtu. Sa ditë pas atentatit ke shkuar tek familja e viktimës?”

Haxhi Murati i është përgjigjur se me familjen e Andi Malokut është takuar 3 ditë pas telefonatës nga Asllan Rraja.

“Kam shkuar 3 ditë pasi më kontaktoi Asllan Rraja, ngjarja mund të kishte ndodhur dhe muaj më parë. Asllan Rraja më ka marrë me shku te familja e viktimës me iu thënë se derisa të zbardhet ngjarja mos me bërë asnjë lloj veprimi. Asnjë dijeni skam për ngjarjen, veç ça di e gjithë shqipëria përmes tv. Asllan Rraja më ka thënë djali im nuk është fajtor, thuj familjes që deri ditën që ta zbuloj se djali im e ka bërë apo jo këtë krim, të ndalohen vrasjet. Dhe këtë kam bërë", tha ai.

Dervishi: Emra konkret ka përmendur familja për atentatin?

Murati: Jo.

Prokurori Adnan Xholi: A mbani mend periudhën se kur ka ndodhur ngjarja e vrasjes së personit që vajtët si pleq ju?

Murati: Mund të ketë qenë punë 10-15 ditësh maksimumi që më ka kontaktuar Asllani.

Ora 22:45
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Përplasje mes të akuzuarve dhe dëshmitarëve në gjyq, Plarent Dervishaj: Ç’punë ke ti këtu?

1758314944_AA.JPG

Ka dëshmuar sot në sallën e gjyqit Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku ky i fundit mbeti i plagosur ndërsa shoferi, Andi Maloku i tij humbi jetën.

Dervishaj është shprehur para trupës gjykuese: Dëgjova prokurorinë, dëgjova edhe dëshmitarin, tani a mund të jeni të qartë, se cilën do të marrim për bazë atë që ka thënë atëherë apo atë që thotë tani?

Seanca ka vijuar edhe me dëshmitë të disa persona të tjerë, që kanë dijeni për ngjarjen ose personat e përfshirë.

Dëshmitari Bujan Deliallisi, ish-zëvendës drejtori i policisë së Durrësit, tha: Unë jam zv.drejtor i policisë për hetimin e krimeve në policisë së Durrësit. Më herët kam pasur detyra në drejtori të tjera. Kam marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Ramazan Rrajës në 2023. Nuk e mbaj mënd për çfarë akuzohej. Në atë kohë ne kemi bërë ndërhyrjen pasi ai ishte në kërkim.

Pas dëshmisë së tij, ka ndërhyrë i akuzuari Plarent Dervishaj: Bëj pyetjet tamam ç’punë ka arrestimi i atij si e ka emrin në këtë proces gjykimi? Kur u arrestua Ramazan Rraja u gjet një armë.

Avokati i Dervishit, Ilia Ilia iu drejtua dëshmitarit: Nuk e kuptojmë çfarë lidhje ka ky dëshmitar, në akuzën objekt gjykimi. Nuk kam çfarë t’i them.

Dervishaj: Kam hall mos mërzitet Visi që ke ardhur këtu sot, nuk të takon ty me ardh këtu sot dakord. Nuk do mbash t’i hallet e dynjasë. Nuk ke lidhje fare të vish të dëshmosh këtu./Top Channel

K.B/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?