Kronikë

Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja. Shtyhet seanca në GJKKO për Dervishin e Meçen! U thirrën për të dëshmuar 4 persona, mes tyre Halit Valteri (VIDEO)

13 Qershor, 09:38| Përditesimi: 13 Qershor, 10:55

  • Share

Në Gjykatën e Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçajt për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, u paraqitën katër persona për të dëshmuar Halit Valteri, Klodiana Shyti, Aida Spathiu dhe Enver Shaba. 

Togat e zeza kishin thirrur edhe Bashkim Maloku, Arjan Ndoja, Miti Prifti, Genci Maloku, Luan Mata, Vullnet Muça, Aleksandër Laho në cilësinë e dëshmitarëve, por nuk u paraqitën në gjyq këtë të premte. 

Gjykata shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve Isuf Shehu, Ilia Ilia dhe Gerta Dorjani. Seanca e radhës u caktua më 27 qershor ora 09:45, ndërsa u pezulluan afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Ish-deputeti Halit Valteri, që u thirr sot për të dëshmuar, në vitin 2020 ka bërë deklarata dhe publikuar një video nga atentati ndaj ish prokurorit. Në qershor të 2020-ës, një ditë pasi publikoi videon, Halit Valteri dëshmoi për dy orë në SPAK,, duke dhënë informacionet që dispononte për ngjarjen.

"Kam dhënë deponimin tim pranë prokurorit Altin Dumani, presim përfundimin e hetimeve. Nuk na e mbyllën gojën, por do të zbatojmë ligjin. Deklaratat që kam bërë në Kuvend dhe në media i qëndroj, nuk e di nëse do thërritem sërish në SPAK. Duhet të sqaroja të gjitha informacionet që kisha", deklaroi asokohe Valteri.

Kujtojmë që Arjan Ndoja, kandidat i Berishës në Durrës, siguroi votat për të hyrë në shtator në Kuvend.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja

Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Lajm ne perditesim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?