Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Plarent Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të hequr gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës nga makina e autorëve

1 Qershor 2023, 11:57| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 14:25

  • Share

Një shumë prej 300 mijë eurosh është ofruar për të dëmtuar provat që fajësonin Redjan Rrajën për pjesëmarrje në atentatin e 1 nëntorit 2019 ku u plagosën Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe u vra Andi Maloku, shofer i prokurorit. Ofrimi I pagesës për dëmtimin e provave evidentohet në pretencën që SPAK paraqiti në GJKKO më 31 maj ku kërkoi burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vjet heqje lirie për të riun Arjol Halilaj. Episodi I pagesës prej 300 mijë eurosh, i cili ka mbetur në tentativë, sipas SPAK po hetohet në një dosje të dytë të hapur nga prokuroria për grupin që dyshohet se ka urdhëruar atentatin ndaj Arjan Ndojës. Ky procedim I ndarë më vete, ka si të hetuar kryesor shtetasin Plarent Dervishaj, I cili dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë.

Burime nga hetimi, të pyetura nga Report TV, thanë se 300 mijë eurot janë ofruar nga anëtarët e grupit ku bënte pjesë edhe Redjan Rraja. Në janar 2023, pesë persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim nga SPAK, të dyshuar në përfshirjen dhe organizimin e atentatit ndaj ish-prokurorit të shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja dhe  Aleksandër Lahos në 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Në operacionin e koduar “Komploti” u arrestuan Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç.

SPAK shpalli në kërkim si organizator të komplotit, Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen. Ata u akuzuan se kishin tentuar përgatitjen e një atentati të dytë ndaj Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, pas dështimit të vrasjes në sulmin e parë në autostradë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se prova e ADN-së që fajëson Redjan Rrajën është gjurma e gishtit e lënë në një palë syze me mbishkrimin “Emporio Armani”, të cilat janë gjetur në automjetin e përdorur nga autoret e atentatit me targa AA 342 LM. Akti I ekspertimit daktiloskopik I datës 5 nëntor 2019 ka identifikuiar se dy gjurmët papilare janë formuar nga gishtat e umazës dhe gishti I vogël I dorës së djathtë të shtetasit Redjan Asllan Rraja. Sipas SPAK, për heqjen e kësaj prove nga dosja e hetimeve, është tentuar të paguhen 300mijë euro.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?