Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor. Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.
Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë hipur në makinën e viktimës dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës. Klaudio Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia.
Mësohet se Klaudio Prendi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u qëllua me silenciator pasi doli nga lokali në Tiranë! Dyshohet për 3 autorë, dogjën makinën në Farkë (FOTO+VIDEO)
S.B/ReportTv.al