Pak orë pas atentatit ndaj 27 -vjeçarit Klaudio Prendi, i ndodhur në zonë e Xhamllikut në Tiranë, rreth orës 00:36 të 19 nëntorit, ditën e sotme në vendin e ngjarjes shihen forca policie.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se në vendin ku ndodhi atentati, makina e viktimës është larguar, ndërsa aty ndodhet një makinë policie.
Grupi hetimor duket se po bënë të mundur gjetjen e provave të mundshme që mund ti çojë drejt kapjes së autorëve.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u qëllua me silenciator pasi doli nga lokali në Tiranë! Dyshohet për 3 autorë, dogjën makinën në Farkë (FOTO+VIDEO)
S.B//ReportTv.al