Atentati ndaj Ndojës/ LSI: Ministria e Brendshme me Lleshjan si institut statistikash që numëron viktimat

2 Nëntor 2019, 17:41| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 17:53

  • Share

TIRANË- Siguria publike në mëshirë të fatit! Kështu e nis reagimin e tij lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. Nurmi dy i LSI-së ka hedhur akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, sipas së cilit janë vënë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar

"Siguria publike në mëshirë të fatit. Qytetaret po përballen çdo ditë e me shumë me ngjarje të renda dhe nuk ka asnjë reagim apo plane masash nga kjo qeveri. Qytetaret janë lënë në mëshirë të fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij janë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar.

Ministria e Brendshme me Sandër Lleshin ministër është kthyer në institut statistikash, numëron vetëm viktimat, aksidentet dhe kilogramët e kokainës që kalojnë sa në një port në portin tjetër. Qytetarët janë të pambrojtur nga instuticionet e sigurisë, që për fatin tonë të keq vetëm numërojnë viktimat dhe nuk bëjnë asnjë gjë tjetër. Në këtë situate të rëndë për vendin zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të kthyer rendin dhe sigurinë publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Për të forcuar instuticionet dhe për të kthyer besimin e qytetareve tek një shtet që mbron interesat e tyre', shkruan Braimllari.

Ditën e djeshme, rreth orën 16:30, persona ende të paidentifikuar i bënë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili po udhëtonte me mjetin e tij (me dokumente figuron në emër të Fadil Çallikut) me të 'fortin' e Sukthit, Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Si pasojë e plumbave, në gjendje të rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Ndoja dhe Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?