Atentati ndaj ‘Otit’ të Elbasanit? Në hetim edhe 1 pistë e dytë! Ngrihen dyshime për kurth ndaj Arben Spahiut

22 Shkurt 2023, 15:39| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 15:49

  • Share

Përveç dyshimeve për eliminimin e Otit të Elbasanit nga Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, me urdhër nga qelia të Erjon Alibejt, që hetuesit po e verifikojnë që prej fillimit kur zbuluan makinën BMW X6 të mbushur me armë, një tjetër pistë është ngritur. Ekspertët besojnë edhe për një inskenim të mundshëm të ngjarjes me synim fundosjen dhe arrestimin e Arben Spahiut, kunat i Erjon Alibejt dhe mikut të tij Arsen Preçi. Vetë 51-vjeçari Spahiu i tha grupit hetimor që dikush donte t’i bënte keq, pa përmendur persona të dyshuar.

Megjithatë, prokuroria e Elbasanit pret rezultatet e ekspertimit të armëve, mjeteve të gjetura brenda çantës marsup të hedhur në koshin e mbeturinave, e cila u gjet nga policia, mes tyre edhe çelësi i mjetit BMW X6, dhe vetë makinës, për të parë përputhshmërinë e shenjave të gishtave dhe materialeve të tjera biologjike me ato të Spahiut dhe Preçit. Arrestimi i të dyve u bë pas lidhjes së dokumenteve të falsifikuara greke me fytyrën e Spahiut dhe çelësit të makinës, por edhe afërsisë së vendit ku mbahej makina me banesën e Erjon Alibejt.

Ngjarja në fjalë aktualisht po hetohet në Prokurori të Elbasanit, por po ndiqet nga SPAK, e cila po sheh elementët që mund ta çojnë atë për hetim në këtë prokurori për grup të strukturuar kriminal, për t’u bashkuar me dosjet e tjera që janë në ngarkim të Alibejt. Makina BMW X6 u vodh në Shkodër më 6 shkurt në mënyrë spektakolare në vetëm disa sekonda. Autori doli nga një tjetër mjet i bardhë, e hapi me pult inteligjent, zhbllokues kodesh, dhe u largua në dalje të qytetit.

Policia e Shkodrës u vu në ndjekje, por i humbi gjurmët në afërsi të Fushë Krujës. Të shtunën blutë e Elbasanit bastisën vendin ku mbahej pranë banesës së Alibejt, i cili është në qeli si i dyshuar për porositjen e vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, dhe brenda saj u gjetën 3 kallashnikovë e benzinë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ulsi: 22/02/2023 18:57

    Arben Spahiu,esht truri i cdo gjeje q kan bër i vllai kushuriri,dhe Erjon Alibeaj,duke nis nga planet intrigat dhe cdo gje q ka ndodh,ka qen pjesmarrs tek masakra e ndodhur tek familja Nel Çamit,bashk me shokun e tij te femijris,q ka shtepin 3 dyer me tutje nga Neli,esht thengjill i mbuluar,q ne vitin 2007 q merret me kto pune dhe kurr si esht ndjer zëri....ata t moshes vet e njohin mirë,Ben Intrigatin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?