Identifikohet 20-vjeçari që ndoqi Preng Gjinin në Tiranë për 25 ditë, ditën e shpërthimit piu kafe pranë tij, foli italisht për të humbur gjurmët (DETAJET)

24 Shtator 2020, 10:58| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 16:14

  • Share

TIRANË- Prokuroria dhe Policia e Tiranës identifikojnë personin që ndoqi këmba këmbës për 25 ditë, Preng Gjinit 51-vjeçarin që ra pre e një atentati me tritol.

Burime për Report Tv bënë me dije se tritoli i është vendosur makinës së të afërmit të Gjinit Mercedec A 180 dy ditë përpara se të shpërthente. Pasditen e 15 shtatorit që shpërtheu tritoli pak minuta më parë Gjini konsumoi një kafe në një lokal pranë zonës, ku hetuesit kanë fiksuar edhe praninë e të riut të maskuar me një kapele e veshje sportive ndërsa porosinë e kafes tek kamarieri e ka dhënë italisht.

Nga verifikimet ai është një 20 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore ndërsa rezulton se pas shpërthimit ka bërë edhe një telefonatë e më pas ka fikur numrin e tij.

Për hetuesit, ai është bashkëpunëtor në krimin e kryer për motive hakmarrje ndërsa të nesërmen ka ikur jashtë vendit ilegalisht. Policia dhe prokuroria kanë kërkuar edhe ndihmën e partnerëve për kapjen e tij i cili dyshohet se është ndihmuar për të ikur jashtë nga urdhëruesit e vënies së tritolit. Preng Gjini pas dëmtimeve të marra është dërguar në Turqi për kurim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa prej 19 gushtit ai ndodhej në Shqipëri pasi kishte hyrë nga pika kufitare e Morinës.

Për intensifikimin e hetimeve dhe prangosjen në kohë të autorëve Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një takim të drejtuar nga Elisabeta Imeraj me praninë e kreut të policisë Tiranës dhe shefave të komisariatit dhe sektorëve. Janë këto pamjet kur përfundon takimi ndërsa uniformat blu s'kanë preferuar të japin një deklaratë për mediat.

Pasditen e 15 gushtit Preng Gjini ra pre e atentatit teksa ndodhej në makinën e të afërmit të tij mbi urën e "Vasil Shantos" pranë rezidencës ushtarake turke. Ky atentat sipas Prokurorisë është bërë për shkak të hakmarrjes dhe përplasjeve mes fiseve Reçi dhe Gjini ku janë shkaktuar disa viktima në Rrëshen. Por pjesëtarë të fisit Reçi të marrë në pyetje pas kësaj ngjarje kanë mohuar përfshirjen duke kërkuar që të zbardhen edhe autorët që kanë vrarë së fundmi Kastriot Reçin me snajper në Rrëshen.

Ndërkohë hetuesit pritet që për pak ditë të finalizojnë edhe me disa urdhër arreste për persona që qëndrojnë pas këtij atentati me 350 gram tritol ndaj 51-vjeçarit Preng Gjinit.

Drejtuesit e lartë të Policisë takim në Prokurori 

Vijon...

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/09/2020 02:16

    Para disa kohesh thashe ne nje koment ,se vrasesit e kane ndjekur nga afer dhe njeri prej tyre mund te jete ulur ne te njejtin local dhe I ka pergjuar bisedat e te plagosurit dhe nipit .E shikoni doli e vertete.

    Përgjigju
  • Andi: 24/09/2020 19:46

    Te pakten 80% te ketyre fytyrave qe dolen nga ajo mbledhja ne Prokurori i njoh personalisht dhe jane kokrrat e hajduteve dhe ca me keq akoma super te paafte , turp kush e drejton policine e shtetit dhe te Tiranes.

    Përgjigju
  • LORA: 24/09/2020 16:47

    Ketij akti terrorist,ne nje ambient urban shume te populluar ,i duhet shkuar ne themel hetimi, kapja dhe ndeshkimi ekzemplar i autoreve. Perzgjedhja e dores se krimit,ne moshen 20-vjecare,eshte nje sofistikim vertete dhjakonar i urdherdhenesve. Pres informacione te shpejta nga Policia e Shtetit.

    Përgjigju
  • Erik: 24/09/2020 15:57

    Kur gazetaret tuaj thoshin qe atentatoret kane perzgjedhur nje zone ku nuk ka kamera sigurie per te bere shperthimin kam lene komentin qe ata do identifikohen nga kamerat e tjera qe e kane ndjekur nga lokali deri ne vendin e shperthimit. Shperthimi mbi ure ka qene momenti me i volitshem kur nuk ka patur makina dhe kalimtare te tjere prane, jo se ishte studiuar vendi nese ka apo jo kamera. Vijuni nga pas deri tek urdheruesit dhe futini ne burg 20 vjet qe te tjeret ta mendojne 100 here para se te ndermarrin akte te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?