Tre vjet pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, prokuroria pezullon hetimet dhe ia dërgon dosjen policisë. Pas verifikimet e shumta dhe kqyrjen e kamerave te sigurisë, duket se hetimi për këtë ngjarje, nuk pati sukses ne zbulimin e autorit të dyshuar dhe as motivin e kësaj ngjaje . Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Report tv se as vetë i dëmtuari nuk bashkëpunoi me hetimin, duke mos dhënë asnjë emër personi të dyshuar ku që mund të ketë patur ndonjë konflikt.
Si shumë ngjarje të tjera edhe kjo dosje arkivohet, pa autor nga prokuroria ndërsa i është dërguar bluve të kryeqytetit. Atentati ndaj Gjinit, ndodhi mesditën e 15 shtatorit të vitit 2020 në Tiranë, në urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re. fillimisht u raportua se kamerat e zonës kishin fiksuar një person, të veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë.
Personi në fjalë, shihej nga pamjet teksa largohej me vrap nga vendngjarja. Hetuesit dyshojnë se ky person i fiksuar nga kamerat ka bërë pikërisht shpërthimin e telekomanduar por edhe pse kanë kaluar tre vite nga ngjarja nuk është mundur te identifikohej ky person.
Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Gjini i ka treguar policisë edhe lokalet dhe akset rrugore ku ka lëvizur dhe kryer takimet, ndërsa grupi hetimor ka vënë nën monitorim këto hapësira me shpresën se mund të gjejë ndonjë indicie apo gjë të dyshimtë.
50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.
Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini, ai e mohon këtë fakt. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive.