Atentati ndaj Preng Gjinit/ PD: Pasojë e politikës së Ramës 'hëngshin kokat me njëri-tjetrin'! Lleshaj sillet si bandit (VIDEO)

16 Shtator 2020, 14:06| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 14:44

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për atentatin ndaj Preng Gjinit, sipas së cilëve kanë dështuar në kryerjen e detyrave të tij.

Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, PD shprehet se e gjitha ka ardhur si politikë e kreut të qeverisë  "hëngshin kokat e njëri-tjetrit", referuar këtu një deklarate që Rama ka bërë në Report Tv më herët. Për Bardhin, Rama është i lidhur ngushtë me kriminelët që sot vriten, duke iu dhënë tendera e licensa.

Akuza hedh dhe për Lleshjan, duke thënë se sillet si "bandit" që urdhëron Policinë të dhunojë qytetarët në protesta dhe jo të kapin kriminalet. Sipas, tij kjo politikë do të ndryshojë me ardhjen e PD në pushtet nga zgjedhjet e 25 prillit.

Deklarata e plotë
Shteti që ka ndërtuar Edi Rama është ai i gangsterëve. Bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar   si kryeministër. Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.

 Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve. Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa, marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës. Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendrimi në politikë i Edi Ramës.  Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin!

Këtu gjendet edhe përgjigja përse vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet mafioze nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden. Tek qytetarët sot mbizotëron opinioni se shteti mungon dhe territori është lënë nën thundrën e krimit, duke krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së tyre. Çfarë bën Edi Rama për të këtë gjendje? Ble një makinë të re të fjalës së fundit për Ministrin e tij të Brendshëm. Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal.

Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit në luftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën, protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, por është kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuese politike e Policisë së Shtetit. Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës. Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët. Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar. Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaz Vrim Shqyeri: 16/09/2020 18:31

    Rri urt Gaz . Nuk duhet te flasesh me gojen plot se te hyn me thelle pastaj.

    Përgjigju
  • tony: 16/09/2020 17:30

    rri rehat o pider gjej ndonje burre te martohesh se ate pune e ben mure ti se je i specializuar

    Përgjigju
    • turi: 16/09/2020 17:33

      e ka gjetur ka cunin e mejdanit denionin

  • kollodoku: 16/09/2020 16:54

    po ri rehat o gaz mos u shqeteso se peson ndonje te keqe nga marmita dhe...

    Përgjigju
  • O pika: 16/09/2020 16:13

    Ne rente siguria ne dore tende o idiot na ka mare lumi... e bashke me te edhe suma jote

    Përgjigju
  • toni: 16/09/2020 16:02

    o fatbardha ku eshte lyli,apo skthehet nga plazhi pa mesuar notin

    Përgjigju
  • Gaz Sumcja: 16/09/2020 15:44

    Doli dhe Gaz Dylberi te thote nje fjale se duhet te justifikoje rrogen dhe kollodokun qe ha. Jepi Gaz Dylberi, tani boni nje treshe ti lyli dhe thuthuqi

    Përgjigju
  • Je i modh: 16/09/2020 15:22

    Per rastin ne fjale ke te drejte, se Rama i krijoje te dy grupet kriminale ne 2013- kur edhi ne pushtet, deri jashteshtetit, po ky i futi ne armiqesi me njeri tjetrin dhe po sakatohen. "eshtë historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin", ket e dime mire dhe mirditoret me banim ne tirane. Jeni per te qesh, imagjino te gjej zgjidhje nen drejtimin TUAJ....

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 16/09/2020 15:20

    Halet e shqiperis

    Përgjigju
  • PD-ja: 16/09/2020 15:03

    Ju te PD-se vdisni per tritol,nga ju u shpik dhe u be norme eleminimi,nga Sali Krimineli u shpik tritoli,ju nuk jetoni dot pa te,jeni mesuar te hidhni ne ere linja te tensionit te larte,apo depo uji sa here jeni ne veshtiresi ju vjen ne ndihme tritoli,hengshi kokat megjithe kete homon e PD.

    Përgjigju
  • sifi: 16/09/2020 15:02

    Krimi ne kohen tuaj ishte cdo dite ,pale quan dhe ministrin bandit.Kush je ti or kokrrjep qe ben te fortin me sharje.Sot krimi nuk iken ne drejtim te pa ditur por kapet shpejt dhe kjo eshte merite e policise dhe Sander Lleshajt or toc.

    Përgjigju
  • Karadakliu: 16/09/2020 14:21

    Vrasesite hangshin Kokat e njeri-tjeterit.Genjeshtaret,shpifsite e sajuesite, si ky ketu,hangeshin ate qe e bejne!

    Përgjigju
  • Tori: 16/09/2020 14:16

    Po kokat henkshin dhe ti bashk me ta, paske gjet argument ti te shfaqesh në ekran..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?