TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksander Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut ne ngjarjen ku mbeti I vrarë edhe shoferi i prokurorit Andi Maloku.
Në seancën e kësaj të marte prokurori i çështjes Adnand Xholi ka lexuar konkluzionet përfundimtare te prokurorisë së i takon hetimit, që provoi krime e 5 të pandehurve, të zbuluara nga zbërthimi i aplikacioneve SKY dhe ECC
Sipas prokurorisë, ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojës dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer eliminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.
Prokurori i çështjes kërkoi shpalljen fajtor të të pesë të akuzuarve duke kërkuar rreth 43 vite burg për të gjithë grupin. SPAK kërkon 11 vite burg për Ramazan Rraja që për shkak për gjykimit te shkurtuar ulet në 7 vite e 4 muaj burg, për Genti Ndërjakun u kërkua dënimi me 9 vite burg, I cili ulet në 6 vite.
Për Bashkim Haxhinë u kërkua dënimi me 8 vite burg I cili ulet 5 vite e 4 muaj burg. Për Julian Pjetri u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg I cili ulet 5 vite burg për Endrit Sinani: U kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg I cili ulet në 5 vite burg.
Në seancën e radhës pritet që të pandehurit të jepen pretendimet e tyre ne lidhje me akuzat dhe gjykata më pas të shpallë vendimin.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata e Posaçme dënoi me burg përjetë Redjan Rrajën, si një nga ekzekutorët, ndërsa dënoi me 35 vjet burg Arjol Halilajn, në rolin e ndihmësit. Më 1 nëntor 2019, prokurori Ndoja ishte në automjet me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Sukthit, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.
Është e tmerrshme të marrin dënim të shkurtuar këta vrasës që vazhdonin të planifikonin vrasje të tjera deri në momentin e arrestimit. Mjerë për ato që mbeten vittima dhe familjarët që nuk gjejnë drejtësi dhe qetësi por planifikojnë ti vrasin edhe ata se "po i bezdisin".
PërgjigjuDuhet t'a keni dëgjuar fjalën e urt:ky stan atë bulmet ka,ose ç'të mbjellësh do korrësh.Në Shqipëri edhe po të ishin në detyrë filozof e njerëz të mençur zor se do shmangnin hakmarrjes e sistemit të kaluar,krimet e.t.j.Pasi kanë qen në detyrë të gjith kategoritë e njerzëve çfar tjetër prisni.Kini raste pa fund krimesh familjare e çdo lloj tjetër sa na keni mbuluar me turp që jemi shqiptar......
PërgjigjuGjykimi i shkurtuar duhet hequr per vrasje,tentative vrasje ndaj individit dhe krime te renda ekonomike-financiare ndaj shtetit.
PërgjigjuPra nuk genjen ai kur thote skrapi
PërgjigjuSi mund te stimulohet keshtu krimi kur i jepni denime qesharake Rrajave??? Keta duhen kalbur ne burg dhe ne internime si ne kohen e Enverit. Gjykimi i shkurtuar eshte kanceri i Gjkko.
PërgjigjuO poli Burgu eshte ndertu per fukarejnt e jo per kriminela qe vrasin
PërgjigjuATY U VRA NJE PERSON,,,SI I JEP 7 VJET BURG,,,KUR DUHEJ TE DENOHEJ ME BURGIM TE PERJETSHEM...
Përgjigju@Poli, o Poli po u dënua njëri me burgim të përjetshëm. Gjithë grupi me burgim të përjetshëm do dënohet!