Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për Redjan Rrajën i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj më 1 Nëntorit të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit Andi Maloku.
Rraja kërkonte nga gjykata e Lartë që të deklarohej i paligjshëm arrestimi me argumentin se ndalimi është kryer vetëm me iniciativën e prokurorisë. Kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga ana e gjyqtarit Ilir Panda që mori në shqyrtim rekursin e 34 vjeçarit.
Vetë Rraja nuk ka pranuar asnjëherë autorësinë në atë atentat por provat e siguruara nga ana e prokurorisë në makinën e braktisur në Shkafanë të Ishmit kanë faktuar përfshirjen e 34 vjeçarit në ngjarje.
Rraja ishte personi i parë i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji i cili mbeti i plagosur së bashku me mikun e tij Aleksandër Laho. Për ngjarjen u arrestua dhe Ariol Halilaj i cili dyshohet se përkrahu Rrajën në krimin e kryer dhe u fiksua nga kamerat e sigurisë në momentin që atentatorët braktisën makinën në Shkafanë të Ishmit.
Pak javë më parë ishte deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri riktheu këtë ngjarje në parlament ku publikoi një video ku shfaqej Rraja së bashku me një person tjetër duke u larguar në këmbë pasi kishin braktisur makinën Mercedes Benz.
KY PROKUROR NE VEND QE TE ISHTE PRAPA HEKURAVE ME TE GJITHE ATO QE KABERE,VAZHDON TE PUNOJE ME BIZNESET E TIJA NE DURRES E SHENGJIN PA ASNJE FRIKE
PërgjigjuOre po hetimi se cfare donte prokurori me keta njerez ne makine. Po dosjet e hetimeve ne makinen e tij. Cfare behet me kete hetim.
Përgjigju